Rusia sfidon Perëndimin, manovra luftarake në kufijtë e NATO-s - Arbëria News

Rusia sfidon Perëndimin, manovra luftarake në kufijtë e NATO-s

Rusia sfidon Perëndimin, try duke zhvilluar manovra ushtarake në kufijtë e territoreve të vëndeve anëtare të NATO-s, në zonën e Kaukazit. Ushtria ruse nisi manovrat ushtarake për verifikimin e përgatitjes në luftë të trupave të vendosur në Armeni, aleati i saj i përballur me manifestime popullore dhe në konflikt me vendin fqinj, Azerbajxhanin.

“Gjatë këtij inspektimi të papritur, një komision do të shqyrtojë përgatitjen për luftë të forcave të ushtrisë ajrore të vendosur në Erebuni dhe në bazën ushtarake të Gyumri”, njoftoi shërbimi i shtypit i distriktit ushtarak “Jugu” të Rusisë.

”Manovrat do të zhvillohen në qendrat e trajnimit të Kamkhudit dhe Alagiazit dhe do të mbikëqyren nga dronët”, thekson komunikata.  Që prej vitit 1995 Rusia disponon baza ushtarake në Armeni, një ish-republikë sovjetike e Kaukazit.  Arberia News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 8 =