Samiti në Poznan, shumë takime asnjë përgjigje për integrimin e Shqipërisë - Arbëria News

Samiti në Poznan, shumë takime asnjë përgjigje për integrimin e Shqipërisë

Udhëheqësit e BE-së, Angela Merkel, Theresa May dhe kryeministri francez Edouard Philippe u drejtuan të premten në Poznan, Poloni për samitin e Ballkanit Perëndimor. Pati vetëm diskutime, por asnjë shenjë për zgjerimin

Erjon Dervishi

“Gjeografia është fati. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës: kemi të njëjtën histori, të njëjtën gjeografi, të njëjtën trashëgimi kulturore dhe të njëjtat mundësi për sfida sot dhe në të ardhmen. Ne jemi fati i njëri-tjetrit, prandaj nuk ka asnjë dyshim se vendi i Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian”, tha të enjten komisioneri i BE Johannes Hahn në fjalimin e tij kryesor, por sa serioz është Bashkimi Evropian në angazhimin e saj për të vazhduar procesi i integrimit?

Si qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e tyre të pranimit?

Nga gjashtë vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia, janë në vijë të drejtë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, ndonëse as nuk ka gjasa të bëhet një shtet anëtar në të ardhmen e parashikueshme. Atyre u është thënë, se duhet të çrrënjosin krimin e organizuar, korrupsionin dhe nepotizmin dhe të reduktojnë burokracinë. Elita politike në të dy vendet është thellësisht e ndarë në kampet pro-BE dhe pro-Rusi. Muajin e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mbetet për t’u parë nëse Këshilli Evropian do të zbatojë rekomandimin në tetor. Maqedonia e Veriut shpreson që zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë të emrit me Greqinë do të jetë bileta e saj. Shqipëria, e perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.

A ka mbështetje të mjaftueshme për zgjerimin?

Franca dhe Gjermania janë në mosmarrëveshje nëse Bashkimi Evropian duhet të lëvizë drejt zgjerimit të mëtejshëm. “Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron në zgjerimin e mëtejshëm, kur ne nuk mund të gjejmë marrëveshje midis 28 shteteve”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron më parë këtë javë, mes frustrimeve rreth gjetjes së kandidatëve për drejtimin e institucioneve të Bashkimit Evropian. Në të kundërt, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu publikisht mbështetjen për Maqedoninë e Veriut që të fillojë bisedimet e pranimit. “Nuk mund të heqim dorë nga zgjerimi. Kjo nuk do të ishte në interesat gjermane dhe as evropiane”, tha ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth. “Aderimi është i lidhur me kërkesa të qarta. Ajo duhet të qëndrojë kështu”. Zgjerimi kërkon njëzëshmëri, domethënë Macron do të kishte fuqinë e vetos. Holanda gjithashtu u pozicionua me Francën, kur çifti papritur bllokoi fillimin e bisedimeve të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor të vitit 2018.

Merkel: Reformimi i BE-së nuk do të bllokojë zgjerimin e Ballkanit

Opinioni i presidentit francez Emmanuel Macron se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë më shumë anëtarë derisa mekanizmat e saj të qeverisjes nuk janë bërë më efikase, nuk duhet të vonojnë pranimin e vendeve të Ballkanit në Union, tha kancelarja gjermane Angela Merkel. Duke folur në një samit në Poloni të disa liderëve nga BE dhe Ballkani, Merkel tha se Macron kishte të drejtë të thoshte në samitin e Brukselit të fundjavës që qeverisja e bllokut duhej ristrukturuar. Por ajo shtoi se procesi i pranimit për vendet ballkanike që presin të bashkohen, që përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ishte mjaft i gjatë dhe të dy objektivat nuk duhet të bien ndesh. “Unë ndaj mendimin e Presidentit Macron se mekanizmat e punës së BE duhet të përmirësohen,” tha ajo. “Nuk e shoh këtë si braktisje të bisedimeve të pranimit”.

Çfarë u vendos në Samitin e Poznan?

Korrespondenti i Euronews në Bruksel Jack Parrock tha se asnjë vendim nuk do të pritej të merrej, si dhe nuk u arrit të merrej, sidomos me çështjen e zgjerimit. “Ajo që mund të presim janë disa bisedime të ashpra midis disa zyrtarëve të lartë nga ato vende dhe BE”, tha ai duke iu referuar zhgënjimeve të Maqedonisë së Veriut apo Shqipërisë që mendojnë se kanë bërë gjithçka që u është kërkuar prej tyre dhe ende nuk shohin progres në procesin e tyre të pranimit.

A do të mund të ketë ndonjë lëvizje deri në fund të Samitit për çështje të ndryshme?

Nuk besoj se do të ketë ndonjë lëvizje të qartë. Por ajo që mund të presim, ka të bëjë me një bisedë të fortë midis zyrtarëve të këtyre vendeve dhe Bashkimit Evropian. Në mënyrë specifike, kjo ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ka shumë frustrim sepse këto vende e ndjenjë se kanë bërë çdo gjë që ka kërkuar Bashkimi Evropian, përfshi këtu edhe ndryshimin e emrit për Maqedoninë e Veriut dhe ndryshimin e kushtetutës. Por ata e ndjenjë se Bashkimi Evropian po bllokon hapjen e negociatave. Nëpër korridoret e Samitit të Poznan ka shumë frustrim. Do të ketë bisedime të vështira dhe debate të ashpra, dhe këto vende do të presin që BE të ndërmarrë hapin për hapjen e negociatave. Theksojmë se në Shqipëri vendimi për hapjen e negociatave përkon me protestat masive të opozitës, për situatën e korrupsionit në Shqipëri. Por jo të gjitha vendet e BE-së janë dakord që të pranohen anëtarë të rinj. Franca dhe Holanda duan që në fillim të reformohet Bashkimi Evropian.

Edward P. Joseph

Studiuesi i njohur i rajonit të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, Edward P. Joseph, thekson se, Bashkimi Evropian duhet të marrë parasysh kërcënimet që i vijnë nga Rusia dhe Kina. Por gjithashtu nevojitet që Shqipëria të plotësojë rekomandimet dhe kriteret e kërkuara nga ana e Bashkimit Evropian. Joseph, i pyetur nga rrjeti mediatik Euronews: Madhësia apo rritja e popullsisë nuk është një kërcënim për Bashkimin Evropian dhe ekonominë e sajë. Apo për stabilitetin e BE-së. Përkundrazi, kërcënimi i vërtetë për stabilitetin e Bashkimit Evropian është mbajtja e këtij rajoni pa një të ardhme bazë në BE. Ky është kërcënimi. Kundërshtimi i Holandës është i lidhur me gjendjen e politikës së brendshme. Ne e dimë që Rusia është aktive në Republikën Srpska dhe në Serbi. Në përpjekje për ta prezantuar veten si një alternative, në përpjekje për të zëvendësuar politikën e perëndimit, e cila është integrimi euroatlantik i Ballkanit dhe unë them se këto vende duhet të bëjnë patjetër reformat e kërkuara. Më pas ata do të kenë të ardhmen evropiane të siguruar, thekson Edward P. Joseph nga Qendra për Marrëdhëniet Transatlantike.

Federica Mogherini: Mbështesim integrimin e Ballkanit në BE

Sponsored by Revcontent

LAJMET MË TË LEXUAR NË DURRËS

35 Completely Unsettling Historical Photos. #13 is Chilling
She Was the Most Beautiful Girl in the World. You’ll Gasp When You See Her Now
26 Celebrities You Forgot Were Transgender – Ready Set Health

Në Samitin e Poznan mbi Ballkanin Perëndimor, BE konfirmoi angazhimin e saj për të forcuar bashkëpunimin me rajonin me një sërë masash konkrete duke u fokusuar në pesë fusha kyçe: transportin dhe energjinë, digjitalizimin, ekonominë, sigurinë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kryetarët e Qeverisë, Ministrat e Jashtëm, Ministrat e Ekonomisë dhe atyre të Brendshme nga Ballkani Perëndimor, së bashku me homologët e tyre nga disa vende anëtare të BE dhe përfaqësues të nivelit të lartë të BE, u takuan për dy ditë në Poznan për të forcuar bashkëpunimin rajonal midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe mes të rajonit dhe BE-së, dhe për të avancuar më tej procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesja e Lartë e Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini tha: “Angazhimi ynë me Ballkanin Perëndimor është një prioritet. Sot, të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor janë më pranë Bashkimit Evropian në krahasim me fillimin e mandati, pothuajse 5 vjet më parë. Perspektiva evropiane mbetet kryesore për ndryshimet në rajon, bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi, janë çelësi dhe mbështesin integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”. Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit theksoi: “Ne po e shtojmë punën tonë në infrastrukturat e modernizuara, mbështesim digjitalizimin, investojmë në rritjen e gjelbër dhe ekonominë rrethuese. Programet e BE do të sjellin përfitime të prekshme për njerëzit në Ballkanin Perëndimor dhe janë një moment tjetër në lidhjet tona edhe më të ngushta me rajonin”. Violetta Bulç, Komisioneria për Transport shtoi: “Jam shumë e lumtur për miratimin e disa projekteve rajonale – në bashkëpunim me Komunitetin e Transportit. Ata do të përmirësojnë sigurinë rrugore dhe efikasitetin e hekurudhave, do të reduktojnë kohën e udhëtimit dhe kostot e transportit dhe do të heqin pengesat e trafikut. Lidhje më e mirë do të thotë të mbështesim jetën e përditshme të njerëzve në rajon dhe t’i afrohemi më pranë BE-së”.

Forcimi i lidhjes së transportit dhe energjisë në rajon dhe me BE

Përmirësimi i lidhjes brenda Ballkanit Perëndimor, si dhe midis Ballkanit Perëndimor dhe BE, është një faktor kyç për rritjen dhe vendet e punës dhe sjell përfitime të qarta për ekonomitë dhe qytetarët e rajonit dhe të BE-së. Në fushat e transportit dhe energjisë, Komisioni parashtroi: Një Paketë e Re me vlerë 180 milionë euro. Grantet për tetë projekte të reja të transportit dhe energjisë (rruga, hekurudha, infrastruktura e transmetimit të energjisë) do të kontribuojnë në qëllimet e Agjendës së Lidhshmërisë dhe pritet të shfrytëzojnë investimet deri në € 728 milion. Projektet do të mbështesin modernizimin e një stacioni kufitar të përbashkët hekurudhor, instalimin e pajisjeve të sinjalizimit dhe telekomunikacionit në më shumë se 100 km hekurudha, ndërtimin dhe përmirësimin e mbi 30 km autostradave dhe mbi 100 km linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe ndërtimin e 68 km të tubacionit të gazit interkonektiv.

Rritja e veprimeve në bashkëpunimin e sigurisë

Udhëheqësit dhe ministrat vlerësuan përparimin e arritur në bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të trajtuar sfidat e përbashkëta të sigurisë, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit, radikalizimin, sulmet kibernetike, kërcënimet hibride, krimin e organizuar dhe trafikimin e armëve të zjarrit. U diskutua lidhja midis korrupsionit dhe sigurisë dhe përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor ritheksuan angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin.

Polonia qorton BE-në për vonesat ndaj Shqipërisë

Presidenti polak Andrzej Duda qortoi të premten Unionin Evropian për vonimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Bashkimi Evropian nuk duhet t’i trajtojë vendet në këtë mënyrë kur po kryejnë reforma të vështira për integrimin e ardhshëm”, tha Duda në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan. Ai tha se këto vende kishin përmbushur shumë kërkesa për të lehtësuar bisedimet. Qeveritë e BE-së dështuan në qershor për të mbajtur premtimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat përballen me vonesa të mëtejshme për shpresat e tyre për t’u bashkuar me bllokun për shkak të rezistencës nga Evropa veriore. Të 28 shtetet e BE kanë rënë dakord të marrin “një vendim të qartë dhe thelbësor” mbi të dy vendet jo më vonë se tetori. Samiti i së premtes në Poloni sjell së bashku udhëheqës nga një pjesë të vogël të vendeve anëtare të BE, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe shumë vende të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë të bashkohen me BE-në. Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë javë se ai kundërshton zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, në një kohë kur blloku tashmë po përpiqet të gjejë marrëveshje midis anëtarëve të saj ekzistues.

Maqedonia e Veriut nxënësja shembullore e Samitit të Poznanit

Një gjë mund të thuhet që tani: Maqedonia e Veriut është nxënësja shembullor e rajonit, prandaj edhe vitin e ardhshëm ajo do të jetë organizatore e samitit të shtatë, së bashku me Bullgarinë. Dy shtetet do të kenë rastin të dëshmojnë më së miri në praktikë, atë që mbështet procesi i Berlinit:  aftësinë bashkëpunuese mes vendeve të rajonit dhe BE-së.

Hahn: Çelje e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Me marrëveshjen historike të arritur një vit më parë me Greqinë për çështjen e emrit, Maqedonia e Veriut dha një shembull të madh për të gjithë rajonin, është i mendimit komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn. Gjatë një fjale të mbajtur me rastin e hapjes së Forumit të Shoqërisë Civile dhe të Bizneseve, të enjten në Poznan, ai kërkoi sërish nga BE-ja që të mbajë premtimin dhe të hapë negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Unë vazhdoj të qëndroj prapa rekomandimit tim për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe e pres që në tetor Këshilli i BE-së të ndjekë rekomandimin tonë dhe për çeljen e negociatave, tha Hahn.

Shembull për konfliktin Kosovë-Serbi

Edhe ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth gjatë një konference shtypi në Poznan, theksoi në mënyrë të veçantë arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi që ajo të shërbejë si shembull për të zgjidhur edhe problemin kryesor aktual të rajonit: normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. “Ka shumë gjëra që mund të bëhen, nëse politikanët e kanë vullnetin dhe janë në gjendje të tejkalojnë stereotipet”, tha politikani socialdemokrat./Shekulli/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =