Sanxhaku kërkon bashkim me Kosovën - Arbëria News

Sanxhaku kërkon bashkim me Kosovën

 

Është lideri i Boshnjakëve në Sanxhak Dr. Sulejman Ugljanin, i cili po i prin kësaj ideje dhe ka folur gjatë për gjendjen e boshnjakëve në Sanxhak, për shqiptarët dhe kushtet me të cilat jetojnë ata.

Ugljanin ka thënë se Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës janë popuj autokton dhe sipas tij gjithçka që bëhet ndaj këtyre dy vendeve dëgjohet në Prishtinë.

“Ju lutem, ne jemi dy popuj autokton, ne jemi në Sanxhak, ata janë në Preshevë e ato dy komuna tjera, sipas kësaj, nëse mua më pyesni, ne në Ballkan të gjithë jetojmë si në sistemin domino, gjithçka që ndodh me shqiptarët në ato tri komuna atje, ndjehet edhe në Kosovë e Shqipëri, gjithçka që ndodhë me boshnjakët ndjehet gjithashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, për atë them se fuqitë e mëdha kanë obligim që të zgjidhin pyetjen afatgjate të këtyre popujve të vegjël të cilën kanë pësuar shumë nga agresioni serb ndër vite”, tha Ugljanini.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 10 =