Sekretet e rinisë së përjetshme - Arbëria News

Sekretet e rinisë së përjetshme

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”31427″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Për të qëndruar e re sa më gjatë, salve ju duhet ti ndiqni këto këshilla:

Shmanguni nga nxehtësia: Flokët e vajzërisë kanë shkëlqim dhe lëvizje mirëpo përdorimi i pjastrës apo tharëses së flokëve, visit web mund të bëjë  që flokët tuaja të humbasin gjallërinë. Dy ditë të javës mos përdorni nxehtësi në flokët tuaj, viagra sale lërini flokët të thahen nga ajri, thjeshtë lejoni që flokët të ju “pushojnë”.

Aplikoni SPF (faktor të mbrojtjes nga dielli) çdo ditë: Dermatologët sugjerojnë që të mbani SPF çdo ditë që të mbroheni nga kanceri i lëkurës. SPF 30 është “standardi i artë” që dermatologët rekomandojnë, aplikoni atë çdo ditë duke mos e kursyer.

Përdorni locion për duar: Lëkura në pjesën e prapme të dorës është  shumë e hollë, gjë që e bën përshpejtimin e plakjes në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Përdorimi i locionit ndiihmon shumë, përdorni ndonjë që edhe mbron nga dielli.

Shmanguni nga ushqimet që njollosin dhëmbët tuaj: Dhëmbët e bardhë zakonisht shihen si shenjë e shëndetit të mirë dhe rinisë. Ushqimet e nxehta, të errëta dhe ngjitëse sikurse ato të gatuara në zgarë, koka kola, vera e kuqe, kafja të gjithë këto janë njollosin dhëmbët.

Mbajini thonjtë e lyer: Pjesa e trupi që tregon plakjen nuk është fytyra por duart e juaja. Një truk që i bën të tjerët të mendojnë se jeni më e re është lyerja e thonjve të dorës. Së bashku me stolitë, thonjtë e lyer ju bëjnë të dukeni më e re dhe shpërqëndrojnë vëmendjen nga pjesët tjera të trupit.

Ushtrohuni rregullisht: Ushtrimet e përmirësojnë qarkullimin e shëndetshëm, gjë që i lejon lëkurës të duket si është më mirë. Kur jeni në formë të mirë fizike dukeni më e re dhe më natyrale. Kjo është një nga arsyet pse duhet të ndani 30 minuta në ditë për ushtrime.

Kujdes me konsumimin e kripës: Të hani ushqime me kripë ju bën të mbani më tepër ujë, çka rezulton me pamje më të fryrë , posaqërisht nën sy. Nuk mund t`i shmangeni kripës sepse ajo ndodhet kudo në ushqimin tonë por bëni mirë të matni dhe të kontrolloni nivelet e saj.

Mbajeni nën kontroll varësinë ndaj smartfonëve: Mbajtja e lakuar e qafës që e bëni gjatë shkrimit apo leximit të murit të Facebook krijon rrudha në pjesën e qafës. Çdo lëvizje që e përsërisim rregullisht krijon rrudha të përhershme.

Shpëlani gojën në bazë ditore: Shpëlarja ditore e gojës me lëngje speciale, vret bakteret dhe largon pjesët e mbetura ndërmjet dhëmbëve duke pastruar edhe mishin e dhëmbëve. Shpëlajeni me pije pa alkool, rezultati do të jetë: dhëmbë më të pastra dhe mish më të shëndetshëm të dhëmbëve.

Hani ushqime me nivel të lartë të proteinave: Kur dëshironi që flokët tuaja të duken të shëndetshme, duhet të filloni nga baza, dhe kjo do të thotë të hani sasi adekuate të proteinave që do të mirëmbajnë prodhimin normal të flokëve. Shumica e femrave duhet të hanë rreth 46 g proteinë në ditë, shtatzënat, sportistet duhet të hanë më shumë.

Kujdesuni për flokët e lagura: Edhe në qoftë se konsumoni proteina të mjaftueshme dhe i keni shmangur pajisjet e nxehta që dëmtojnë flokët e juaja, por prap keni flokë të holla, pa gjallëri, atëherë zakonet tuaja pas dushit janë fajtore. Krehja e flokëve të lagura, kur flokët janë më të dobëta, mund të shkaktojë thyerjen dhe dëmtimin e fijeve. Shmanguni nga ky veprim, përdorni krehër me dhëmbë të rralla, të trasha dhe e maja të pamprehura.

Hani “gjelbër”: Perimet janë furçat natyrore për dhëmbë, perimet e pasura me fibra siç janë spinaq, marule, brokoli, ndihmojnë në pastrimin natyral të dhëmbëve. Ngrënia e perimeve e bën më të re fytyrën dhe lëkurën tuaj andaj duhet të konsumoni sasinë e nevojshme ditore.

Mbani nën kontroll stresin: Stresi nuk ndikon vetëm brenda jush, edhe nga jashtë ai shkakton ndezjen e lëkurës në paraqitjen e puçrave, ekzemë dhe psoriasis. Përkrahja shoqërore luan rol të madh në nivelet e stresit andaj takohuni me miq, konsideroni atë i teknikë relaksimi.

Bëni gjumë të mjaftueshëm: Gjatë gjumit, trupi prodhon më shumë sasi të estrogjenit dhe progesteronit. Kjo gjë ndihmon mekanizmat e ripërtrirjes natyrore ndaj edhe dukeni më freskët kur zgjoheni nga gjumi. Caktoni orar të rreptë të cilit duhet ti përmbaheni, me qëllim që të bëni gjumë të mjaftueshëm.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 1 =