Serbi, nisin protestat kundër Vuçiç - Arbëria News

Serbi, nisin protestat kundër Vuçiç

Fitorja e Aleksandar Vuçiç, more about përveç festës, ka shkaktuar edhe pakënaqësi në Beograd. Shumë të rinj në kryeqytetin serb, por edhe në  Novi Sadi, kanë dalë në rrugë në mbrëmje për të protestuar kundër asaj që e quajnë diktaturë e Vuçiç.

Për shumë serbë, fitorja e Aleksandar Vuçiç duket e pabesueshme. Politikat e tij nuk i kanë pëlqyer të rinjëve që i takojnë Serbisë qytetare dhe pas ftesave në internet, qindra qytetarë u mblodhën për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë për fitoren e Vuçiç. Një pjesë e tyre thonë se rezultati nuk është i drejtë, por as fushata.

“Kjo është një lloj gjysmë dikaturë e shekullit të 21-të dhe thonë se është gjysmë demokracie, por nëse gjysmë demokracie ekziston atëherë ka edhe gjysmë diktature”, thotë një nga protestuesit.

“E kemi parë Sllobodan Millosheviçin dhe kjo është njësoj, ndaj duket si fillimi i një diktature klasike. Vetëm Vuçiç ishte në televizor gjatë fushatës”, u shpreh një tjetër protestues.

Presidenti i ri serb, Aleksandar Vuçiç, ka fituar zyrtarisht 55% të votave dhe kjo e bën atë fituesin më të thellë dhe fituesin e parë në raundin e parë, që prej 20 vitesh. Opozita serbe ishte e dobët dhe ai pritet të marr postin në 31 maj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − nineteen =