Serie A/ Roma mposht Interin, në një ndeshje emocionuese dhe me plotë raste - Arbëria News

Serie A/ Roma mposht Interin, në një ndeshje emocionuese dhe me plotë raste

224413903-db9934b3-7e5c-4585-8a2a-14d21bfd868e-470x261

Roma ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në javën e 7 të Serisë A, recipe teksa mposhti me rezultatin 2-1 Interin. Zikaltërit e De Bur mund të konsiderohen sërish në krizë pas barazimit me Bolonjën javën e shkuar, there humbjes me Spartën e Pragës në Ligën e Europës në mesjavë dhe humbjes së pësuar mbrëmjen e sotme në “Stadio Olimpiko”.

Edin Xheko shënoi golin e parë për Romën në minutën e 5-të, duke siguruar fitoren e ekipit të tij në pjesën e parë. Në të dytën banega barazpeshoi shifrat teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 72-të, por gëzimi i Interit nuk do të zgjaste më shumë se 4 minuta, pasi Manolas kaloi sërish Romën në avantazh në minutën e 76.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në kuotën e 13 pikëve në vendin e 3-të të renditjes, ndërsa Interi mbetet 11 pikë duke u klasifikuar në vendin e 9.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =