Serie B, Bari huazon Ledian Memushajn nga Benevento - Arbëria News

Serie B, Bari huazon Ledian Memushajn nga Benevento

Flamurtari arriti ta joshë jo pak për t’u rikthyer në qytetin e origjinës dhe për t’u bërë pjesë e një revolucioni që do të lërë shenjë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

 Por, Ledian Memushaj ndien ende se ka shumë për të dhënë në futbollin elitar europian, duke refuzuar Vlorën për të qëndruar sërish në Itali.

Në orët e fundit u zhbllokua tratativa mes mesushorit të Kombëtares shqiptare dhe Barit.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e skuadrës që militon në Serie B gjetën akordin me Beneventon për të huazuar Memushajn në merkaton e dimrit. Marrëveshja parashikon që vlonjati të zbarkojë në Puglia, aty ku vendasit do të kenë detyrimin për ta blerë në rast se do të ngjiten në Serie B.

Kështu, Ledian Memushaj i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar te Bari, mesfushorit Migjen Basha. Skuadra jugore drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Fabio Grosso dhe ka ambicie për t’u ringjitur shpejt në elitën e futbollit italian, edhe pse aktualisht është në vendin e katërt.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 8 =