Serie A/ Juventus fiton derbin ndaj Torinos, Napoli "shpartallon" Kaljarin 5-0 - Arbëria News

Serie A/ Juventus fiton derbin ndaj Torinos, Napoli “shpartallon” Kaljarin 5-0

Juventus ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në derbin ndaj Torinos, page duke konsoliduar gjithnjë e më tepër pozitat e saj në krye të renditjes së Seria A.

Të parët që kanë kaluar në avantazh ka qenë Torino me atë të Belotit në minutën e 16’. Por avantazhi i tyre ka zgjatur vetëm pak minuta, seek pasi në të 28’ Higuain ka shënuar golin e barazimit.

E ndërsa ndeshja po shkonte drejt finishit me shifrat e barabarta 1-1, buy ka qenë sërish Higuain ai që ka shënuar edhe golin e avantazhit për bardhezinjtë.  Por nuk ka mbaruar gjithçka këtu, në minutat shtesë Pjanic i ka shënuar edhe golin e nokautit duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 1-3.

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë disfatë të Torinos.

Mungesa për shkak të dëmtimit e Etrit Berishës duket se po i shkakton probleme Atalantës, e cila u mund në shtëpi nga Bolonja me rezultaton 1-3.

Napoli ka fituar bindshëm në transfertë ndaj Kaljarit, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0-5.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 10 =