“Shami të zeza qiellore” nga poeti shpirt- dhe gjuhë-bukur Petrit Ruka - Arbëria News

“Shami të zeza qiellore” nga poeti shpirt- dhe gjuhë-bukur Petrit Ruka

Nga Aleksandër Çipa

 

Poeti të cilit i shndrit vetvetishëm raporti me poezinë shqipe

Poeti Petrit Ruka nuk ka iluzione për talentin e tij, por ka besnikëri, maturi dhe një ndërgjegje që shpesh ekspozohet shndritshëm si dijeni e vetvetishme. Këtë dijeni e mishëron në disa libra të sjellë njwri pas tjetrit, me maturim dhe finesë poetike, me tekste të cilat janë dhe shprehin vetanakësinë poetike të autorit. Në disa libra të njëpasnjëshëm, autori, i cili kalon kohë pas kohe në kapitujt kompleksë të jetës kaotike kulturore të Shqipërisë së tridhjetw viteve të fundit, ia del përmes krijimtarisë, të lejw shijen e besimit dhe vlerës. Librat e tij dëshmojnë autentikisht se poezia dhe poetët e lindur për një jetësi letrare, shumë e shumë herë më të gjatë se kapitujt apo epokat politike, janë fenomen i përsëritshëm dhe vijues në letërsinë shqipe. Mjafton të kesh në proces lwçitjeje librat “Atdheu fillon te zemrat”(1983), “Mirupafshim hënë e vendlindjes” (1990), ”Vërtitu kokë e prerë”, (2000), ”Në zemër bie shi” (2003), “Shtatë mijë shirat e mi”, ”Nëntë vjet e nëntë ditë”(2015) dhe, së fundi, “Shami të zeza qiellore” (2019). Teksa i lexon kwto vepra tw shpwrhapura nw kohw vetëbindesh se ky poet është udhëtues me prurje të reja dhe me talent të pabraktisshëm letrar.

Kolana e librave poetikë të Petrit Rukës, e sjellë përgjatë gati katër dekadave të fundit, shërben plotësisht, e thënë sipas Mallarmes, “për të pastruar dialektin e fisit” labëror në krejt letërsinë shqipe.

“Shami të zeza qiellore” është antologjia personale e autorit që është selektuar me sqimë, për një marrëdhënie të lehtësueshme kuptimi dhe shijimi nga çdo shqip-lëçitës. Elementët verbalë e shpirtërorë, të mishëruar në këtë antologji vetiake, janë një pasuri atipike. Ato formësojnë një pasuri shkrimore dhe substance artistike ku shpërfaqen dhe mbarten plot ngjyra, ndjenjat, gjendjet, peizazhet e natyrës, si dhe marrëdhëniet dhe thellësitë e frymës sw proceseve njerëzore. Aty gërmëzohen filigramshëm dhe shtjellohen estetikisht raportet filozofike me jetën dhe kohën, me dashurinë dhe vdekjen, me vendlindjen dhe urbanitetin shoqëror, me trashëgiminë dhe ardhmërinë e dilemave, me makthin dhe ankthin e bukur sovran.

Ndonëse deklamativisht refuzon lënien e testamenteve vetiake, me dashuritë e veta të shpallura dhe diskrete, me dhimbjet sociale të së përditshmes, me kontraste pasunarësh dhe lëngime “sokratësh të vuejtun”, poeti i virtytshwm ka krijuar patundshmërisht nw librin “Shami tw zeza qiellore” fondin poetik testamental të vetvetes.

Poeti Ruka sjell një poezi me aq shumë nuanca dhe pasuri stilistikore, me aq shumë ngarkesë gjendjesh dhe përjetimesh sa ia del të realizojë atë që T.S. Eliot e pohon si “rizbulim të emocioneve” të së shkuarës personale. Në këtë libër ai e shpie dritën e shpirtit të vet atje  në Tepelenë e në Vjosë, ku vendlindja e tij është në procesin e rënies në terrin gotik të braktisjes dhe zbrazjes njerëzore.

Ciklet “Gjërat e mia të vogla”, ”Letrat me nënën dhe babanë”, “Himn për gruan” apo “Kam ftohtë” janë materie e mjaftueshme poetike për të krijuar tek ne, lexuesit e sotëm dhe ata që do të vijnë pasueshëm ndër kohë, asosacionet e visit (jo xhungël, siç e përcaktonte Eliot) të Vendlindjes, Atdheut dhe Botës. Këtë e bën përmes emocioneve të fjalës dhe poetizmit të vet. Poezitë e autorit në katër ciklet e përmendura më sipër janë një gjegjie simbolike e dashurive dhe meditimeve, e ndjesive dhe emocioneve, e dhimbjeve dhe pendesave, e lëngatave dhe logatjeve njerëzore. Ato janë të gjitha të përcjella dhe të mishëruara prej shpirtit të fisëm, të ngjizura e të imponueshme prej një shqipeje të autorit gjuhë-bukur. Shkrimi poetik i Petrit Rukës për peizazhin e lënë në braktisje atje në Turan; për babain e fshehur nën dhe; teksa “një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota” dhe kur “vërtet më flet në shqip, po është shqipe me gjak” shpreh atë  përgjegjësi gjenuine autoriale për dialogun me përvojat e shkuara, jetën individuale dhe të gjallët e paheqshëm prej kujtese dhe prej zemre.

 

Motivi eseninian jo veç për nënën, por dhe për babanë

Cikli “Letrat me nënën dhe babanë” ka vlerën e një materieje poetike të versionit alla-Esenin, por me cilësinë unike të autorit Petrit Ruka. Raporti dominant i ndjenjës prej biri-poet për krijonjësit gjenealogjikë të tij lartësohet në substancwn e tekstit si një vepër e plotë imponuese. Ky imponim buron dhe tejçohet përmes krijesash të artit të thjeshtësisë estetike të fjalës, thellësisë ndjenjore që mbartin, modelit të qashtër poetizues dhe saktësisë stilistikore individuale të poetizmit. Në këtë cikël poeti-bir sendërton dialogje poetike dhe komunikime ekstra frymorësh mes tij, që gjallon, dhe atit dhe nënës, tw cilwt gjenden nën dhe. Dialogu nuk është vetëm ankimtar, por tejçues i komunikimit të ndërprerë në kohë të pacaktuar. Janë poezi-komunikimi që të krijojnë raporte sociale dhe kontrastesh mes realitetesh të mbarsura me padrejtësi, por edhe me bukuri jetësh prej njeriu. Thjeshtësia e atit të ndershëm e punëtor, i cili ndjen habinë e shitjes së ujit, është magjia e realizuar poetikisht për brenditë e çuditshme sociale të kohës tonw:

“A është e vërtetë që poshtë, në qytete,

Po shitet dhe uji në shishe plastike?

Oh, priste i bërë gjer në thua pikëpyetje,

sytë prej frikës-dy vrima kozmike”

(Pse shitet dhe uji)

 

Dialogu i poetit të gjallë me prindërit e vdekur është ngasje e njohur dhe universale në letërsinë shqipe. Këtë ngasje poeti Ruka e mbart në raporte dhe e transferon në gjendje të ndryshme. Edhe kur i nënshtrohet poetikisht gjendjes së mungesës së prindërve, por edhe kur rindwrton poema prej baladave atipike të letërsisë sonë orale. Poeti në këtë ngasje të skriptualizuar është sa kreativ, aq edhe vetëpërjetues. Nw gremisjen e bukur tw tij, poeti wshtw fin dhe estetik tek prekja, si në strofën e fundit të poezisë “Baba, ne ikëm” (letra e dytë, e shkruar kur nga fshati iku dhe i fundit):

“Bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,

Këtu lart u ndamë për jetë e për mot.

S’të shkruaj dot më shumë, se ti e di mirë,

Qëllova i dobët e mbytem në lot…”

(Baba, ne ikwm)

Kjo poezi nuk është vetëm brenda ciklit antologjik tw autorit, por ajo mund të cilësohet në kuadër të të gjithë poezisë sonë dhe madje edhe asaj mesdhetare. Indicien e këtij përcaktimi universal e kam ndjekur dhe shijuar edhe në gjuhën e bukur dhe imponuese greke, të përcjellë mjeshtërisht prej përkthyesit-poet Arqile Garo. Dhe s’mund të ndodhte ndryshe, pasi “gjuhët janë shumë, por poezia është një”, thotë Voznesensky.

Cikli i letërpërgjigjeve, pa letërkëmbime, mes poetit dhe prindërve përbën një materie poetike shkrimore të denjë dhe të çmueshme për një pedagogji shpirtrash dhe gjenealogjie brezash ndërnjerëzorë. Këtë cikël do të ishte e vyeshme ta përfshinim në tekstet tona shkollore për të pasuruar dhe shtuar vlerën e trashëgueshme të të njerëzishmes shqiptare dhe pse jo të cilësishmes antropologjike që po bjerr e humbet në modernitetin e kaosit dhe degradimit të sotëm shoqëror e familjar. Kjo vlen të bëhet në emër të  traditës dhe zakonit tonë fisnik, i cili tradicionalisht gjendet edhe si kult dhe realitet i kultivuar në historinë dhe modelimin e vlerave tona familjare, por edhe si dëshmi nga letërsia dhe sidomos poezia jonë më e mirë. Aq dinjitetshëm dhe aq spiritualisht e ka realizuar poeti në këtë cikël, sa pangurueshëm mund të cilësohet si një model i tipit Vagnerian në traditën tonë poetizuese të raporteve prind-bir apo prind-vendlindje-bir.

Të gjitha këto cilësi autoriale, i sigurojnë Petrit Rukës në këtë libër triumfin semantik dhe shprehës. Ato dëshmojnë qartësisht një forcë filozofimi dhe lartësim kumti në tekstet autoriale:

”…Ne vijmë nga humbjet, nga rruga e zënë,

Për ne veç dhembjet kanë vlerë…”

(Pa titull, pa emër)

 

Definicionet filozofike të poetit nuk janë deklamative, ato shprehen urtësisht dhe, si të tilla, janë dhe peshojnë si sentenca edhe pse janë shpesh modulime lirike (“…nuk ka dashuri që s’ecën pak shtrembër”).

Në këtë cikël dashuria e poetit për nënën apo babain nuk është në disnivele të krahasimit naiv njerëzor. Ashtu sikundër në jetën e ndjesisë njerëzore, kjo gjë është e pamundshme. Lirizmi i poetit i mbarsur me ndjenjën, por i veshur me bukurinë e pashëmbëllt të fjalës, ildis një materie poetike me shkëlqim të gjithwkohshëm. Mjafton të sjellësh në referencë poezinë “Nëna foto nuk ka”, dhe do të ndiesh jo vetëm peshën  e pamundësisë dhe mospasjes në një kohë të shkuar, por lehtësisht mund të anatomizosh strukturueshëm (edhe në pamundësinë e ritakimit fizik), si riprodhim dhe shikim, të imazhit përmes ëndrrës:

“Një aparat dymijë euro

tani mbaj në studio

dhe netëve kur dremis besoj si i marrë;

mos më shfaqet në ëndërr e i bëj një foto,

një foto nga ato që bota s’ka parë…”

(Nwna foto nuk ka)

 

 

Petrit Ruka si poet me disa regjistra

Autori shpalos nw vwllimin “Shami tw zeza qiellore” regjistra tw shumwfishtw. Ai shfaqet elegjiak prej dhimbjes sociale, por jo fatalist i pandreqshëm për atdhemosbërjen:

“…Kot ngulin këmbë hartat prej letre

që është më i vogli ky atdhe në planet.

Ne jemi një Mbretëri e hatashme Mërzie

që kurrë s’u rrëzua dhe sot më ka mbret…”.

 

Njwkohwsisht shfaqet lirik, por jo qiellor. Nw njwfarw mwnyrw shfaqet platonik por “aty ku e deshi Platoni, të vetëpërjashtuar nga qyteti” (sa shumë dashuri ka për Turanin dhe Tepelenën). Sillet si Akteon përballë Dianës biblike në përballjen tradicionale me gruan e vet, së cilës ia ka nxirë jetën, sikundër edhe ajo ia ka nxirë:

“Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,

jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,…”)

 

Dashuronjës dhe dlirësues i lirizmit që ka ndjerë e sheh në të gjitha ditët e vetes dhe në sytë e Botës. Sepse poeti ia del që përmes talentit në fjalën e vet të arrijë “korruptimin e bukur të lexuesit” (arsyeja pse Platoni i konsideronte të rrezikshëm poetët). Ai shfaqet besnik dhe më sfidant se personazhet klasikw të librave të shenjtë dhe të kryehistorive letrare:

“…Tani bëhu gati,duhen një mijë hëna

ta pjekim ngadalë këtë dashuri sublime!”

(Grua e Jugut).

 

Mëkatar i bukur dhe shpirtbukur, pasi, sipas tij, “mëkati nuk futet në gjërat që bëhen vetëm…”. Por, ai wshtw edhe filozofik-aristotelian dhe shpërthyes si urtan i estetikës së shpirtit:

“Pushoni një çast së shari, o të sharë,

o ju të lajthiturit nga mendja e kokës!

Si qenka i varfër një vend i bekuar,

që ka gratë më të bukura të botës!”

 

Dhe, me njw natyrshmwri qw kalon oksimoronin, ai shfaqet njwkohwsisht ateist dhe praktikant:

“ Çfarë Pape bëhesha kyr hyja tek ty,

ti nën mua shtrirë si Roma e lashtë.

Dhe binin a s’binin kambanat-gjinj,

dhe bota e tërë që nisej për Pashkë…”

 

 

Porsi Lorka me cante jondo spanjolle

Poeti Petrit Ruka e ngre nw lartwsinw e njw ideali poetik marrëdhënien e tij me kryeveprat e poezisë orale shqiptare. Baladat dhe cikli i poemave me referime nga materia unike poetike shqiptare janë  sprova më atipike në raport me bashkëkohësit e vet krijues. Natyrisht, përmes kësaj prurjeje krijuese, poeti duhet të konsiderohet një vijues i një tradite  shkrimtarësh kultivues e cila zanafillon nga arbëreshi i madh Jeronim De Rada e vazhdon tek të shquar në kohë pasuese si Naim Frashëri, Arshi Pipa, Lasgush Poradeci, Agim Shehu, Koçi Petriti, Fatos Arapi, Dhori Qiriazi, etj.

Petrit Ruka në kohë të sotme po rikthen një marrëdhënie suksesi me baladat dhe poemat epike të lirikës popullore shqiptare. Po kryen një akt shëmbëllak me atë të Federiko Garsia Lorkës me zhanrin e cante jondo-s spanjolle. Në ciklin “Balada”, Ruka në të vërtetë ka krijuar bërthamën e një libri të ardhshëm, sipas ngasjes së një tradite tashmë të profiluar në letërsinë shqipe nga Mitrush Kuteli në prozë tek vepra “Përralla tw moçme shqiptare”. Rikonceptimi dhe sidomos ndërhyrja aq mjeshtërore e tij në konstruktin e arketipit poetik popullor të baladave, duke çmuar thellësinë diakronike të teksteve të tyre, përbën një modul të ri krijimi. Me këtë prurje, poeti shton provwn dhe materien referuese për konstatimin e drejtë të filologut dhe poetit të talentuar Gëzim Basha i cili argumenton se “poezia lirike në shqip ka një thellësi diakronike që të fton të vizitosh kohwra kur jeta shpirtërore e popullit shqiptar ishte ajo e një populli normal Europian” dhe pwrmend si shembull vargjet e arbëreshit Lekë Matranga.

Poeti Petrit Ruka në poemat e tij “Vashëza puthjen e lau”, “Aty ku humba Perëndinë’, “Nënë ç’ma bëre Dilinë”, “Balada e Tanës” apo “ Kanan t’u prish bukuria” rifreskon dijeninë për këtë kohezion europian të jetës shpirtërore dhe asaj konceptuale europiane të shqiptarëve përmes artefakteve poetike popullore.

Wshtë rasti që administrata jonë kulturore dhe sidomos ajo arsimore ta kthejnë vëmendjen tek kjo prurje, pasi ajo ka vlerën e një ndihme për zgjimin e ndërgjegjes së munguar në arsimin dhe kulturën tonë publike. Nëse kjo vëmendje dëshmohet, atëhere ngjet ajo që Viktor Hygo e thoshte në mënyrën e vet për parajsën se “pranvera jonë e përjetshme është brenda nesh”.

Forcën dhe identitetin tonë kulturor e gjejmë në krijimtari si ajo e Petrit Rukës në ditët tona. Libri i tij “Shami të zeza qiellore”, publikuar prej shtwpisw sw njohur botuese “TOENA”, ka peshën reale dhe pa firo të provës prej një poeti që e do gjuhën tonë më shumë (dhe kjo është e trishtë tw thuhet) se disa milionë shqiptarë të sotëm (dhe pa mëdyshje) edhe më shumë se mijëra shqiptarë që do të vijnë në kohë të tjera pasardhëse..

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =