SHBA, dënohet me 16 vjet burg shqiptari, do udhëtonte drejt Pakistanit për terrorizëm - Arbëria News

SHBA, dënohet me 16 vjet burg shqiptari, do udhëtonte drejt Pakistanit për terrorizëm

Seanca-ku-po-dënohej-Agron-Hasbajrami-640x358

Gjykata e distriktit të Nju Jorkut Lindor në Brooklyn, this site dënoi me 16 vjet burg Agron Hasbajramin, me nënshtetësi shqiptare dhe banim në Brooklyn. Ai u dënua për mbledhje ndihmash materiale në ndihmë të terroristëve, por masa e dënimit u shkurtua pas një marrëveshje në bazë të të cilës, ai pranoi akuzat dhe deportimin nga SHBA në fund të dënimit.

Gazeta shqiptaroamerikane “Illyria”, në New York, shkruan se Agron Hasbajrami u arrestua në shtator të vitit 2011, në Aeroportin JFK, ndërsa po nisej për në Pakistan, në Zonën e Tribuve të Administruar Federalisht, zonë në të cilën ka një lëvizje të fuqishme fondamentaliste. Synimi i udhëtimit të tij ishte bashkimi me një grup kryengritës xhihadist. Përpara nisjes, ai kishte nisur mbi një mijë dollarë me transferta për të mbështetur veprimtaritë terroriste në Pakistan dhe Afganistan.

I vendosur për të marrë pjesë edhe vetë në luftën xhihadiste, ai kishte komunikuar me email me një individ në Pakistan, i cili i ishte prezantuar si anëtar i një grupi të armatosur që kishte vrarë ushtarë amerikanë dhe kishte rrëmbyer qytetarë perëndimorë. Pavarësisht nga këto, Agron Hasbajrami shfaqi interes për të bashkëpunuar dhe në një email ankohej që myslimanët në Brooklyn nuk pranonin të jepnin para kur mësonin se bëhej fjalë për xhihad.

Në një email tjetër, ai shprehte dëshirën që të udhëtonte nga SHBA për t’iu bashkuar luftës, duke përdorur retorikë xhihadiste dhe duke shfaqur gatishmërinë për të vdekur si martir. Në 5 shtator 2011, gati 10vjet pas sulmit të 11 Shtatorit, Agron Hasbajrami vendosi ta kthejë ëndrrën në realitet dhe bleu një biletë njëdrejtimëshme për t’u nisur të nesërmen për në Turqi.

Në bazë të emailave, nga Turqia do të udhëtonte në Pakistan ku do t’i një grupi xhihadist. Mirëpo, në 6 shtator 2011, ai u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy. Me vete iu gjetën, një tendë, çizme dhe rroba e mjete për mot të ftohtë. Një letër që kishte me vete thoshte: “Mo sprit për pushtimin, koha për të rënë dëshmor është tani”.

“Ky rast, ashtu si shumë të tjerë përpara tij, tregoi se përdorimi i ligjshëm i survejimit i mundëson qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të zbulojë dhe të neutralizojë terroristë brenda vendit”, tha prokurorja e shtetit në detyrë Currie. Ajo shtoi që me këtë dënim u sigurua që i dënuari “nuk do të jetë më një rrezik për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =