SHBA/ Më shumë vende pune sesa numri i të papunëve - Arbëria News

SHBA/ Më shumë vende pune sesa numri i të papunëve

Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, hapja e vendeve të reja të punës po i tejkalon shifrat e personave të papunë. Kjo po i vë në vështirësi bizneset kur bëhet fjalë për gjetjen e punëtorëve. Në anën tjetër, kjo gjendje po e inkurajon sistemin bankar t’i rrisë normat e interesit, pavarësisht ngadalësimit të rrijtes ekonomike në nivel botëror.
Në tetor të vitit të kaluar, në tërë vendin ishin të hapura 7.1 milionë vende të lira të punës, rreth një milion më shumë se numri i të papunëve. Kjo shpërputhje është më e dukshme në perëndim të vendit, ku kishte 463 mijë vende pune më shumë sesa të papunë.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =