Shehi: PD akoma nuk e ka bërë shkëputjen me 2013­-n - Arbëria News

Shehi: PD akoma nuk e ka bërë shkëputjen me 2013­-n

Dashamir Shehi duke folur për gabimet e opozitës në zgjedhjet e 21 qershorit veçon faktin që PD nuk është shkëputur ende nga zgjedhjet e vitit 2013.

“PD akoma nuk e ka bërë shkëputjen me 2013­-n, medical akoma nuk e ka kuptuar që humbja kishte shkaqe logjike, treat historike, ekonomike, të cilat duhet të shërbejnë për mbylljen e asaj teze dhe shikimin drejtë së ardhmes”, shprehet kreu i LZHK-së.

Shehi nga ana tjetër thotë se PD ka problemin që nuk është mësuar me zërat kritikë brenda partisë.

Në këtë linjë ai i kërkon Bashës që të mos sillet si “Berisha 2”.

“Problemi i madh që ka Partia Demokratike është që ngaqë nuk ishte mësuar me debatin e brendshëm, tani duket sikur ka ndodhur gjëma. Unë do gjykoja që nëse brenda këtyre debateve ka edhe qëndrime përtej manjilitetit politik, atëherë kemi një zgjerim të PD-­së që mund të ndryshojnë partinë dhe opozitën në përgjithësi.

Edhe roli i ri i Bashës ky është.

Jo të bëjë Berishën numër 2, nuk mund ta bëjë.

Ai për herë të parë duhet të hapë kartat mbi tavolinë, duhet të pranojë mendimet ndryshe, pasi ndryshe do të vetëkufizohet në një grup të vogël njerëzish, të cilët shpesh herë nuk kanë as dimensionin e nevojshëm politik”,shprehet Shehi në një intervistë për “Panorama”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 11 =