“Shekulli”: Kokëdhima, idealist i një epoke tjetër - Arbëria News

“Shekulli”: Kokëdhima, idealist i një epoke tjetër

Gazeta “Shekulli” thotë sot në një editorial të nënshkruar nga Genc Burimi, medical se Koço Kokëdhima është idealist i një epoke tjetër, here që nuk pranon të përulet apo servilozet.

“Lëvizja e Kokëdhimës brenda PS-së po intesifikohet. Është gati një takim në javë që ai po organizon në “bazë”. Vetëm Kryeministri mund ta rivalizojë në këtë pikë. Pjesa tjetër e PS-së duket si e përfshirë në një gjumë letargjik. Si në një garë personale me Ramën, në temën kush preokupohet më shumë për partinë, Kokëdhima nuk kurseu një detaj interesant gjatë një takimi me anëtarë të PS-së, kësaj jave në Tiranë. Detaj që meriton të njihet nga opinioni, pasi është e rrallë në një vend “pragmatist” si Shqipëria të kristalizohen përballje ideologjike. Aq më pak brenda një partie”, shkruan ai.

Kokëdhima bëri publike një letër adresuar Edi Ramës në mars 2016 pak ditë para kongresit të PS-së.

Është një nga ato provat për debate “parimore” që vetëm historianët mund t’ja dinë vlerën. Jemi fill para Kongresit të PS-së. Asokohe gjithë sytë ishin ngulitur tek Ben Blushi. Plangprishësi i PS-së kishte kërkuar me forcë që të mbahej ai Kongres dhe që aty të votëbesohej Edi Rama.

Në kulisa ishte një tjetër dramë politike që po luhej. Deputetët e PS-së sapo kishin votuar si një bllok i vetëm me PD-në e Berishës që mandati i Kokëdhimës të shqyrtohej në Gjykatë Kushtëtuese. I vetmi që mund ta ndalte këtë gjueti shtrigash brenda “familjes” ishte kryetari i PS-së, Rama. Me kusht indirekt, që Kokëdhima të tregonte përulësi, servilizëm e pse jo pendim për anti-solidarizimet e tij frekuente me qeverinë, si në armët kimike siriane, për kanabisin apo për debatin që sapo kishte filluar mbi reformën në drejtësi.

Çfarë bëri atëherë Kokëdhima në ato orë ku luhej fati i mandatit të tij? As servilizëm, por as shantazh që të bashkohej me Blushin kundër Ramës në Kongres. Ai zgjodhi një opsion të pakuptueshëm për kushtet në të cilat ndodhej. Jo t’i kërkojë kryeministrit një favor, por ta kritikojë pse nuk ndryshonte politikë në parti dhe në vend! Kokëdhima zgjedh për këtë një kryengritje të heshtur, në mënyrë që përpjekja e tij të mos i jepte asnjë avantazh kundërshtarëve të Ramës në Kongres.

Ai i shkruan Ramës një tekst personal të një violence politike tronditëse. Jo për ta prekur me fjalë të tipit “prej prej meje u bëre kryeministër nga pajtimi me LSI-në dhe turp të kesh nëse e lë lukuninë të më heqë mandatin”.

Kokëdhima si idealist i një epoke tjetër i flet Ramës si të shpëtohet PS-ja që po shkëputet nga njerëzit që e sollën në pushtet.

I drejtohet bile Ramës me Ju si për të krijuar menjëherë distancë dhe për t’i treguar që çështja është shumë serioze”, vijon ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =