SHËNIM/ Përgjimet si rast i standartit të dyfishtë në marrëdhëniet Prokurori-Polici - Arbëria News

SHËNIM/ Përgjimet si rast i standartit të dyfishtë në marrëdhëniet Prokurori-Polici

burgaj-kulicaj_1

Nga Arbëria NEWS

Zbatimi i komandës së paligjshme  të Berishës për  vrasjet e tmerrshme të  21 Janarit dhe  zhdukjen e pronave të krimit, order  ku thuhej mediatikisht se ishin dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj dhe ngjarja me aparaturën e përgjimin nxjerr në pah standartin e dyfishtë në marrëdhëniet Prokurori- Polici.

Kujtojmë  se urdhërit të ish-kryeprokurores për të arrestuar zinxhirin komandues të Gardës së Republikës, dyshja në fjalë zgjodhi të shkelë ligjin, duke mos pranuar për të zbatuar gjashtë urdhër-arrestet.

Po ashtu rikujtojme se disa vjet pas kësaj historie të turpshme dhe të paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar, Policia e Shtetit ka kallëzuar penalisht Hysni Burgajn dhe ish-zëvendësin e tij, Agron Kuliçaj, me akuzën se nuk kanë zbatuar detyrën për sa kohë nuk iu bindën në atë kohë urdhërit të Prokurorisë për të ndaluar gjashtë oficerë të Gardës së Republikës.

Sipas burimeve asokohe të Prokurorisë së Tiranës, të kallëzuarit ishin ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe numri dy i policisë në atë kohë, Agron Kuliçaj, që sipas kallëzimit ishin personat përgjegjës që duhet t’i përgjigjeshin pozitivisht Prokurorisë së Tiranës në kohën kur ajo lëshoi gjashtë urdhëra ndalimi  për oficerë të Gardës që kërkoheshin jo vetëm për t’u pyetur, por edhe dyshoheshin se kishin qëlluar ndaj turmës. Urdhëra që në atë kohë u refuzuan të zbatohen e që hapën një luftë të paprecedentë mes dy institucioneve, aq sa ish Prokurorja e Përgjithshme në daljen e saj publike dy-tre ditë pas demonstratës, jo vetëm që bëri apel për ekspertizë drejtuar SHBA-së, por pranoi se ekzekutimi i urdhër-ndalimeve do kishte ndihmuar për hetimet.

Burimet e Prokurorisë, pohonin se nën hetim nuk ishin vetëm dy ish-zyrtarët e lartë të policisë, por edhe prokurorë që e kishin dosjen nën hetim në atë kohë dhe që nuk vepruan me të drejtën që u jep ligji për të zgjidhur situatën për të ekzekutuar urdhërat e lëshuara ndaj oficerëve të Gardës. Ndërkaq, sipas burimeve që gazeta Sot e citonte në një artikull të saj në dt 19/07/2014, Kuliçaj dhe Burgaj nuk i kanë lejuar vartësit e tyre që të zbatojnë urdhër-arrestet, duke bërë që të shkelet edhe afati i parashikuar në ligj.

Nga ana tjetër, sot e kundërta   ka ndodhur  me zyrtarët e  lartë  të Policisë së Shtetit, jo vetëm që kanë shkuar në  Prokurori për të dëshmuar rreth atyre që ata dinin por  janë treguar  të gatshëm për të ofruar asistencë në mbarvajtjen e këtij  hetimi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 17 =