Shenjat e gishtave zbuluan deputetët Rakipi dhe Rahovica - Arbëria News

Shenjat e gishtave zbuluan deputetët Rakipi dhe Rahovica

Dosja e plotë, ku kërkohej heqja e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rahovica nga LSI u dërgua sot në KQZ nga shefja e sektorit të Dekriminalizimit në prokurori, Rovena Gashi, pas përgjigjes së autoriteteve italiane.

Të dy rezultojnë me probleme me drejtësinë jashtë Shqipërisë, fakt të cilin nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Për deputetët në fjalë është kërkuar verifikimi përmes shenjave të gishtave nga autoritetet italiane dhe me sa duket ata kanë rezultuar me probleme.
Vite më parë kur kanë jetuar e punuar në Itali, ata janë arrestuar për vjedhje. Po ashtu rezulton se dy deputetët kanë ndryshuar edhe identitetin. Por asnjërën prej kundravajtjeve nuk e kanë pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × one =