Sherr me thika pas finales së Europianit, plagosen dy të rinj, arrestohet autori ngjarjes - Arbëria News

Sherr me thika pas finales së Europianit, plagosen dy të rinj, arrestohet autori ngjarjes

Të rinjtë janë konfliktuar në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës dhe për fat, visit this policia njofton se të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

U arrestua Lefter Dono, 18 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve M.N dhe O.A .

“Të tri këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër kanë goditur me mjete prerëse (thikë ) shtetasit K. K, 22 vjeç dhe G.B, 19 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”¬ njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 20 =