Shifra 'trishtuese'/ Shqiptarët shpenzojnë më shumë për mobilje sesa për arsim - Arbëria News

Shifra ‘trishtuese’/ Shqiptarët shpenzojnë më shumë për mobilje sesa për arsim

Familjet shqiptare kanë ulur ndjeshëm shpenzimet për arsim dhe kulturë gjatë vitit të kaluar. Anketa e buxhetit të familjes për vitin 2018 i publikuar nga INSTAT, thekson se shpenzimet për arsim gjatë vitit të shkuar janë ulur me  19,8 %, dhe për argëtim dhe kulturë janë ulur me 8.4%. Ndërkohë referuar po të njëjtit raport shpenzimet për Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës janë rritur me 25.8%.

Në vitin 2018, buxheti familjar mujor për arsim ka rezultuar mesatarisht 2 mijë e 300 lekë, ndërsa për mobilim është harxhuar 4 mijë e 409 lekë. Po ashtu rritje me 11.2% kanë shënuar edhe shpenzimet për komunikim.

Sipas raportit shpenzimet mesatare mujore për një familje në 2018 ishin në nivelin e 75.935 lekë, duke pësuar një rritje prej 3.5% krahasuar me një vit më parë.

Në total për vitin e kaluar shpenzimet për konsum është 58,67 miliardë lekë në muaj për 772.664 familje. Sa i takon strukturës së shpenzimeve për grupet kryesore të konsumit peshën më të madhe e zë grupi i “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 33.436 lekë ose 44,0 % e buxhetit familjar.

Tirana, Durrësi dhe Korça janë tre qarqet me shpenzimet më të mëdha, ndërsa Elbasani dhe Dibra renditen në fund të listës sa iu takon shpenzimeve.

/SH.com/

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 11 =