SHIJAK, VËLLAI DENONCON VËLLAIN, POLICIA I ARRESTON TË DY - Arbëria News

SHIJAK, VËLLAI DENONCON VËLLAIN, POLICIA I ARRESTON TË DY

arme2

Një 45-vjeçar ka denoncuar në policinë e Shijakut duke akuzuar vëllain për dhunë ndaj tij, order por krejt papritur ata kanë rënë të dy në prangata e policisë. Pas kontollit nga blutë e Shijakut i janë gjetur dhe sekuestruar armë, municione dhe pajisje policore dy vëllezërve në Shijak. Fatmir Kuçi 54 vjeç, banues në Durrës dhe Luan Kuçi 45 vjeç, banues në Koxhas të Shijakut u vunë në pranga ditën e djeshme.

Burimet të policisë kanë thënë se Fatmir Kuçi ka bërë kallzim ndaj vëllait të tij, Luan Kuçi për dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj tij. Gjithçka mësohet se e ka pasur origjinën nga një sherr familjar për ndarjen e një banese, ku më i vogli i vëllezërve kishte ngritur dorë mbi vëllanë e madh, situatë kjo e përsëritur, por që ditën e djeshme kishte arritur kulmin, Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 45- vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë model 63 e kalibrit 7.62 mm; katër karikatorë pushke model 63 me kalibër 7.62 mm me 22 fishekë; tre karikatorë automatiku model 56 me kalibër 7.62 mm me 60 fishekë; një krëhër pistolete pa fishek.

Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Fatmir Kuçit, u gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, prodhim Rus; një gjerdan brezi me 19 fishek për armë gjahu; 13 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm; dy shkopinj gome, një tytë pushke e vjetër me shul; një radiomarrëse tip ICOM; një palë pranga policie dhe një jelek antiplumb. Dy vëllezërit u arrestuan në kushtet e flagrancës, ndërsa në ngarkim të tyre materialet për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhunë në familje”. Ndaj të ndaluarve vijojnë aktualisht hetimet për të zbuluar origjinën e armatimit dhe aktivitetin e tyre.

arme21 fishek pushke

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =