Shkaktoi aksidentin me 11 makina të dëmtuara, arrestohet zyrtari - Arbëria News

Shkaktoi aksidentin me 11 makina të dëmtuara, arrestohet zyrtari

Policia ka arrestuar sot drejtorin e Agjencisë Rajonale të Vlorës, Kreshnik Lilaj, pasi ka shkaktuar një aksident duke përplasur 11 makina.

 

Sipas Policisë Lilaj është arrestuar pasi nga matja që i është bërë nivelit të alkoolit, ai ka rezultuar në gjendje të dehur.

 

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: K.L., 31 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme në lagjen “24 Maji” pranë rrethrrotullimit të “Omonias”, shtetasi K.L., duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa prej tyre por edhe veten e tij. Pas matjes me aparatin drager, rezultoi se shtetasi K.L., drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, shkruan Policia.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =