Shkatërrohet rrjeti Shqipëri-Spanjë/ 38 kg heroinë dhe 58 kokainë, 7 të arrestuar - Arbëria News

Shkatërrohet rrjeti Shqipëri-Spanjë/ 38 kg heroinë dhe 58 kokainë, 7 të arrestuar

kokaina-1-700x329

Operacion i përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë Spanjolle dhe Policisë Shqiptare i koordinuar nga Zyra Kombëtare Europol Tirana. Operacioni antidrogë i koduar “Cromanon”.

Shkatërrohet një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe bullgarë, sildenafil për veprimtari kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta.

Janë arrestuar në Spanje tre persona me origjinë shqiptare dhe një qytetar bullgar, konkretisht:

A. Q., 47 vjeç, A. D., 41 vjeç, dhe E. Sh., 27 vjeç, të tre qytetarë shqiptar.

Si dhe P.D, 41  vjeç, shtetas bullgar. Janë sekuestruar 38 kilogramë heroinë e pastër, 8 kilogramë kokainë e pastër dhe 50 kilogramë përzierës.

Është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike. Është sekuestruar një armë zjarri me silenciator dhe një pajisje presimi.

Operacioni ka filluar që në muajin Dhjetor të vitit 2015 dhe është finalizuar me 10 Gusht të 2016.

Më poshtë komunikatën zyrtare e Europol

Komunikatë e publikuar nga Europol në datën 25.08.2016, në lidhje me Operacionin CROMAÑON”.

Në datën 25.08.2016 Europol ka publikuar në faqen e tij një informacion në lidhje me Operacionin “CROMAÑON”, në të cilin u arrit të shpërbëhej një rrjet kriminal i përfshirë në një tregti ndërkombëtare droge.

Operacioni “CROMAÑON” u organizua nga Roja Civile Spanjolle në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Shqiptare dhe u mbështet nga Europol.

Në këtë Operacion u shpërbë një rrjet kriminal i përbërë nga shtetas Shqiptar dhe Bullgarë të cilët merreshin me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona.

Operacioni u zhvillua në datën 10 Gusht 2016 dhe rezultoi në arrestimin e 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Anëtarët e këtij grupi janë kryesisht shtetas Bullgar dhe shtetas me origjinë Shqiptare.

Nga ky operacion janë konfiskuar 38 kg Heroinë e pastër, 8 kg Kokainë e pastër, dhe 50 kg përzierës.

Gjithashtu është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike, si dhe janë sekuestruar një armë me silenciator dhe një pajisje presimi.

Gjatë operacionit u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldefels. Castelldefels u raportua si rezidenca e të dyshuarit kryesor i cili ishte dhe drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë Spanjolle.

Gjithashtu u konfiskuan një sasi e konsiderueshme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumente.

Roja Civile Spanjolle e ka iniciuar këtë Operacion në Dhjetor 2015, me qëllim zbulimin e grupeve kriminale që operojnë në fushën e trafikimit të lëndës narkotike të llojit heroinë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =