"Shkrimtari Kleo Lati sjell romanin " - Arbëria News

“Shkrimtari Kleo Lati sjell romanin “

Një gëzim i veçantë sot për mua. Kam në duar kopjet e para të romanit tim të ri “Hakmerru duke dashuruar”, një botim cilësor i Shtëpisë Botuese “FAN NOLI”.
Falenderoj mikun tim dhe botuesin Rexhep Hida për këtë botim dinjitoz.

……

… Atë dashuri që njeriut ia lartëson shpirtin, që e bën atë që në çdo frymëmarrje dhe në çdo të rrahur zemre të ketë ndjesinë se ngjitet lart, se fluturon. Atë dashuri të madhe, të bukur, të thellë, hyjnore, që është çelësi që hap portat e qiellit. Atë dashuri në të cilën dy njerëz, një burrë dhe një grua, ndihen të lumtur deri në skajet më të largëta të shpirtit të tyre, që i jepen njëri tjetrit me një dëshirë dhe pasion të madh, që i bën ata të ndihen tërësisht të rënë në grackën e fuqisë tërheqëse të misterit të dashurisë, atë dashuri të cilën nuk do ta ndërronin me asgjë tjetër në botë, sado shkëlqim dhe bukuri të jashtme të kishte. Dashuri në të cilën si burri ashtu edhe gruaja, çfardo statusi që të kenë ata, jo vetëm që e ndjejnë shumë njëri-tjetrin por edhe besojnë shumë tek njëri-tjetri, që nuk gjykojnë se çfarë thonë të tjerët për dashurinë e tyre të vërtetë, të pastër, hyjnore, ashtu siç bënte Sokrati që u linte të tjerëve të gjykonin të vërtetën, kurse vetes i vinte dyshime pa fund. Atë dashuri që i jep kuptimin e vërtetë jetës, se jeta pa dashuri është gjëja më e rëndomtë, sepse, në fund të fundit, “vetëm njerëzit që dashurojnë jetojnë, të tjerët thjesht ekzistojnë”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =