SHPALLET NË KËRKIM "SHËRUESI SEKSUAL" - Arbëria News

SHPALLET NË KËRKIM “SHËRUESI SEKSUAL”

Policia e Lezhes i ka referuar materialet Gjykates se ketij qarku per veprat penale ngacmim seksual dhe mashtrim.

55-vjeçari u denoncua nga “Stop” me pamje filmike, duke ngacmuar seksualisht burrat që shkonin për të zgjidhur hallet. Shefqet S. pretendon se është “shërues” dhe zgjidhte hallet e njerëzve. Qytetarët shkonin te ai për të zgjidhur problemet, por ky i fundit çdo gjë e lidhte me seksin. Pavarësisht nga objekti i ankesave të tyre, synimi i tij është që meshkujt të jenë të shëndetshëm dhe potentë seksualisht.

Madje për këtë qëllim, nuk mungojnë as “ushtrimet demonstrative” me të gjithë ata që i drejtohen. Shefqeti prekte burrat nga pjesët intime, duke pretenduar se çdo problem ai e zgjidhte përmes forcës së tyre seksuale. Ndërsa grave ai u jepte këshilla në copa të vogla letrash me shkrime të pretenduara në gjuhën arabe, për të zgjidhur çdo hall.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =