Shpërndante heroinë me biçikletë në Astir, Kombinat, Selitë… - Arbëria News

Shpërndante heroinë me biçikletë në Astir, Kombinat, Selitë…

Një 35-vjeçar me inicialet M.H. është arrestuar sot pasi shpërndante heroinë nëpër Tiranë.

I riu me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve shpërndante heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”. Arrestimi i tij është bërë teksa M.H., po qarkullonte me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit”. Ai është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 5 doza heroinë e ndërsa në banesë 25 të tjera.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë dhe 2 aparate celularë.

Mbi 35-vjeçari, rëndon akuza për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”.

/Liberale/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 15 =