4 persona kane mbetur të lënduar dhe 2 subjekte u shkatërruan plotësisht nga shpërthimi i bombulave të hidrogjenit në një argjendari në zonën e ish- bllokut në kryeqytet rreth orës 13:15 minuta.

E hëna nuk rezultoi të ishte një ditë normale punë për  ciftin Sokol dhe Alma Pirra, të cilët si cdo ditë ishin duke punuar në Argjendarinë e tyre të pozicionuar në zonën e ish bllokut në kryeqytet.  Në bodrumin e biznesit me bombul hidrogjeni ata po kryenin punime për riparimin e bizhuterive në ar dhe argjent.

Një anormalitet në bombol apo një rrjedhje gazi duket të ketë sjellë një shpërthim të fuqishëm në që nisi fillimisht në bodrum për të shkatëruar nga forca gjithë biznesin e argjendarisë në katin e parë të pallatit po ashtu edhe biznesin ngjitur me të cilin e ndante vetem nje mur.

Si pasojë e këtij shpërthimi të fuqishëm të lënduar kanë mbetur pronarët e argjendarisë Sokol e Alma Pirra, Eneda Nura, punonjësja e dyqanit të tullumbaceve që ishte ngjitur me arigjendarinë si edhe një djalë 23 vjeçari i cili ishte rastësisht në zonë dhe është dëmtuar nga objektet që kanë fluturuar në ajër nga shpërthimi. Më serioze paraqitet situata shëndetësore për pronarët e argjendarisë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në repartin e plastikës. Shitësja e dyqanit të eventeve po trajtohet nga mjekët vetëm për shembje ndërsa kalimtari i lënduar pas marrjes së ndihmës la ambjentet e spitalit.

Përvec dy subjekteve të cilat janë shkatërruar plotësisht nga forca shpërthyese të dëmtuar nga tymi kanë mbetur edhe disa apartamente dhe zyra të pozicionuara sipër argjendarisë.

Ndërhyrja në kohë e forcave zjarfikse ka bërë që kjo ngjarje të mos marrë përmasa edhe më të mëdha pasi pak metra larg kësaj vatre zjarri është një karburant. Zjarrëfikësit ndërhynë edhe për evakuimin e gjithë banorëve të këtij ballati të cilët rrezikoheshin nga asfiksia.

Ekspertët zjarrfikës dhe ata të policisë po bëjnë kqyrje të imtësishme të vendngjarjes për të nxjerrë shkakun zyrtar të këtij shpërthimi që rrezikoi jetën e qytetarëve në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit.

/BW/