Shqipëri-Itali/ Panucci: ja rezultati që kërkojmë - Arbëria News

Shqipëri-Itali/ Panucci: ja rezultati që kërkojmë

Christian Panucci nuk ka kursyer elozhet ndaj lojtarëve të Kombëtares kuqezi pasi sipas tij ata janë një grup i shkëlqyer.

 “Tani i njoh më shumë lojtarët e mi. Duke e cilësuar një moment delikat të sezonit sepse është fillimi dhe shumë lojtarë në klubet e tyre kanë vështirësi të luajnë, i frikësohesha këtyre dy ndeshjeve për këto faktorë, për kondicionin fizik të skuadrës. Është një grup i shkëlqyer që çdo ndeshje e ndjejnë që luajnë për Shqipërinë. Luajnë me sinqeritet dhe serioz pasi janë profesionistë”, tha ai.

Ndërsa i pyetur për ndeshjen kundër Italisë, tekniku i kuqezinjve tha se në këtë ndeshje do të synojë të marrë maksimumin duke përfituar edhe nga situata jo e mirë që po kalon përfaqësuesja “axurre”, shkruan SYRI.net.

“Italia? Me shumë respekt për këtë skuadër por do të bëjmë të pamundurën për të marrë sa më shumë pikë, do synojmë fioren ose barazimin. Italia aktualisht nuk po kalon formë të mirë por sërish ngelet një skuadër e frikshme. Do të bëjmë të pamundurën për të marrim rezultat pozitiv”, tha ai.

/Syri.net/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 4 =