Shqipëri - Ukrainë : Nota e futbollistëve tanë - Arbëria News

Shqipëri – Ukrainë : Nota e futbollistëve tanë

 

13332766_1102369643155349_3732153481556716190_n

Berisha 4, buy 5 – Shfaq pasiguri 8 ditë përpara Europianit. Me vonesë reagon në gjuajtjen e parë që i vjen në portë: një tentative ukrainase nga më shumë se 30 metra. Te goli i dytë nuk e largon topin me forcë, mind por ja hedh kundërshtarit. Difektoz.
Hysaj 5 – Krosi në golin e dytë vjen nga krahu i tij. Nuk shtyn mjaftueshëm përpara edhe pse në pjesën e parë përdor mirë armën e tij më të fortë, sickness pozicionimin, duke ndërprerë disa aksione të rrezikshme.
Cana 5 – Në ndryshim nga shokët e repartit nuk kryen gabime individuale, por as nuk bën diçka më tepër se ta. Qendra jonë hapet shumë taktikisht dhe kapiteni ka vështirësi në dublimin e pozicioneve.
Mavraj 5 – Goli i parë që pësojmë vjen nga krahu i majtë, përgjegjës është edhe Mavraj për arsye vendosjeje. Në pjesën e dytë gabon disa pasime elementare duke i hequr siguri ekipit.
Agolli 4,5 – Një ndër ndeshjet e tij më të dobëta me kombëtaren. I vendosur gabim në rastin e golit të parë, në të tretin ja “pason” topin kundërshtarit.
Xhaka, Abrashi 6 – Kanë të njëjtat detyra taktike. Bëjnë mirë pjesën mbrojtëse e më pak atë sulmuese. Lodhja e kampionatit të sapopërfunduar ka lënë shenja tek të dy.
Kaçe 6,5 – I vetmi në mesfushën tonë që luan thjesht me topin. I shmang me lehtësi kundërshtarët (veti e lojtarëve cilësorë) dhe shfaqet i rrezikshëm me një goditje dënimi në pjesën e dytë. Nëse do i gjejmë diçka ku mund të përmirësohet, është vrapimi pas kundërshtarëve dhe lënia bosh e pozicionit.
Roshi 6,5 – Dalloi mbi të tjerët. Mori pjesë në golin e parë e bëri presing lart, duke dubluar në disa raste Hysajn. Ra fizikisht në pjesën e dytë.
Lenjani 5,5 – Mbron keq. Faull i panevojshëm te goli i parë që pësojmë. Në pjesën e dytë mundohet të ngacmojë përpara duke goditur edhe shtyllën.
Sadiku 7 – Kandidat për titullar në ndeshjen kundër Zvicrës. Vrapon, lufton e shënon në rastin e parë që i paraqitet. Sulmues me peshë.
Ajeti 5 – Në vështirësi si i gjithë reparti. Te goli i dytë është jashtë rrezes së kundërshtarit që godet drejt portës.
Basha, Memushaj 6 – Kanë më tepër kualitet por më pak “mushkëri” se dyshja Xhaka-Abrashi. Pas pësimit të golit të dytë, mundohen të shtyjnë përpara skuadrën në kërkim të barazimit.
Balaj, Çikalleshi, Gashi pa notë – Pak për t’u veçuar në minutat që patën në dispozicion.
De Biasi 5,5 – Në pjesën e parë vendosja dukej e mirë, por trajnerin e “tradhëtoi” mbrojtja. Disa zgjedhje u dukën të detyruara nga lodhja e lojtarëve në kampionatet përkatëse.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =