Shqipëria në prag të përmbytjes (Foto) - Arbëria News

Shqipëria në prag të përmbytjes (Foto)

12498966_1097287973615130_224103471_n

 

Reshje e shumta të shiut që po bien në të gjithë vendin kanë shkaktuar përmbytje në një sërë zonash të vendit, mind si në veri ashtu edhe në jug. Por në një tillë pragu është edhe kryeqyteti Tiranë, site ku kanë nisur përmbytjet në disa pjesë të njohura tashmë. Zona e “Don Bosko”-s del të jetë më e prekura, physician por edhe bregpërroi i Lanës është tejfryrë nga reshjet e pandalëshme, duke e detyruar të dalë nga shtrati, në disa pjesë.

Nga ana tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion e mëposhtëm, mbi situatën e rrugëve në të gjithë territorin e vendit, situatë që mund të shkaktojë përmbytje masive gjithëterritoriale nëse, në orët pasuese, reshjet do të konvertohen në stuhi shiu, sikurse kanë paralajmëruar institucionet zyrtare kompetente.

12484634_1074649375893066_6291347424248512724_o

Qarku Tiranë

Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.

Akset  Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena +  Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht. Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore.

Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, në segmentin  Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme.  Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë.

Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.

Qarku Durrës

Nuk ka asnjë aks të bllokuar

Qarku Vlorë

Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në Llogara  janë në gadishmëri  1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë.

Qarku Gjirokaster

Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë,  dhe Rrapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Qarku Elbasan

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun

  1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
  2. Murrash, km 73-77
  3. Dragostunjë, km 81-84
  4. ishkash, km 101-103
  5. Qafë Thanë, km 110-113

11236856_10153519258098371_8889336584714115607_n

Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale.

Në aksin Librazhd – Steblevë situata për momentin është normale. Këtu jane ne gadishmeri 1 traktor me zinxhire, 1 fadrome dhe 11 punetore.

  1. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
  2. Derven, km 60-63
  3. Babluc, km 66-67

 Në këto momente qarkullimi është normal. Ketu jane ne gadishmeri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punetore.

  1. Në Papër, km 57, situata është normale.
  2. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë:
  3. Banjë – Drizë, km 77-89
  4. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80

Qarkullimi është normal deri në keto momente. Ka mjete e punetore ne gadishmeri.

  1. Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan,  Km 104-109, qarkullimi  kryhet normalisht.

Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera.

10577175_10153519266848371_7584862750550099196_n

Qarku Korçë

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu dhe temperaturat janë rritur. Kjo ka sjellë përmirësim në qarkullimin e mjeteve.

Aksi Korcë-Dogana Kapshticë, gjendja është normalizuar dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Firma kontraktore po mban në monitorim të vazhdueshëm situatën.

Aksi Korcë-Voskopojë kalimi është normal. Edhe ne aksin Korçe – Dardhë  nuk ka probleme me qarkullimin.

Gjendja e Akseve të tjera  rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore.

Ne akset e ketij qarku jane ne gadishmeri 13 borepastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamione dhe  punetore ne segmentet  me problematike.

Qarku Fier

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku.

Qarku Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë.

Qarku Kukës

Në të gjithë qarkun, ka patur rreshje shiu. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Ne aksin Tuneli Kalimash – Kukes – Morine jane ne gadishmeri 3 mjete, ne aksin Kukes – Krume jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Draj Reç jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Domaj – Bushtrice jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Qafe Shllak jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Ura e Zapodit janë në gadishmeri 2 mjete, ne akset e Tropojes janë në gadishmëri 10 mjete.

  1. Në aksin Krumë- Qafe Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
  2. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka herë pas here rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.
  3. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore.
  4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm,  dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
  5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.

Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.

Qarku Diber

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.  Në akset e këtij qarku jane në gadishmeri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te renies se materialeve ne rruge, si dhe te lageshtise ne rruge.

  1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here  rënie gurësh në rrugë, që krijojnë  probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz,  ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës.  Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, Ne gadishmeri janë 2 mjete.
  2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.
  3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Qarku Shkoder

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.

Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve. Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik per renie guresh ne rruge. Edhe ketu eshte ne gadishmeri 1 fadrome, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmeri 2 mjete, ne aksin Rreshen – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete. Në aksin Qafe Mali – Fierze jane ne gadishmeri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete.

1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

  1. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj.  Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
  2. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
  3. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.

Qarku Lezhe

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Milot – Skurraj – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.

1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :

  1. Mashterkovë km 26,
  2. Fan km 28.5,
  3. Bicak km 34,

ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.

2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka demtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, ne km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin.

12489780_1097331636944097_896148665_o 12499252_1097331550277439_2060971324_o

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 7 =