Shqipëria “pushtohet” sërish nga bora, bëni kujdes në këto akse rrugore - Arbëria News

Shqipëria “pushtohet” sërish nga bora, bëni kujdes në këto akse rrugore

Gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjësit kanë rinisur reshjet e borës në Shqipëri.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën një pasqyrim të gjendjes në akset kryesore të vendit

Sipas ARRSH-së të gjithë kontraktorët kanë qenë dhe janë në gatishmëri, sepse sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:

Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në:

K/Boboshticë-Dardhë

Voskop-Voskopojë

Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit

Në Rajonin Qendror Tiranë:

Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

Në Rajonin Verior Shkodër:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët:

Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.

Kryqëzim Domaj-Draj Reç

Trebisht-Doganë

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve te para te mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

/Express/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =