Shqiptarët shohin më mirë se disa që janë ende në Shpellën e Platonit - Arbëria News

Shqiptarët shohin më mirë se disa që janë ende në Shpellën e Platonit

Kur “shajmë” provincialë, nuk kemi shumë parasysh njerëz që vijnë nga provinca, më shumë se sa të tillë me horizont të ngushtë, të vogël, të kufizuar. Njerëz që shohin dhe kuptojnë keq, pasi aq është këndvështrimi i tyre.

Kur në shekuj të shekujve Platoni shkroi Mitin e Shpellës, pati ndriçimin të tregonte thjeshtë se si njerëz të detyruar që në lindje të shohin vetëm hijet e projektuara në faqe të shpellës nga zjarri i ndezur në të, dhe më pas të liruar, do ta kishin të vështirë të pranonin se bota reale ishte dielli dhe objektet jashtë shpellës, dhe jo hijet që ata kishin parë tërë jetën. Akoma më i vështirë do të ishte misioni i ndonjërit që nga shpella do të dilte dhe të kthehej e të bindte bashkëvuajtësit se Jeta e vërtetë dhe e bukur është jashtë saj.

Në ditët tona, është akoma e vështirë që disa të kuptojnë se nuk kanë asnjë tagër të bëhen në një shtet ligjor e në një demokraci të gjithëpranuar as prokurorë, as gjyqtarë, as mjekë, as psikiatër të askujt e sidomos tregues të një të vërtete reale dhe të shëndetshme.

Pikërisht për të shmangur delirin njerëzor, i cili për shkak të kulturës, kushteve, mentalitetit, horizontit, i bën njerëzit të dallueshëm nga njëri-tjetri, qytetërimi, inteligjenca njerëzore, shpiku Shtetin dhe ligjin.

E thënë kjo, është pak për të qeshur apo për të qarë kur shohim bashkëqytetarë nëpër studio televizive të bërtasin me të madhe se pse nuk quani vrasës, kriminelë, hajdutë, të përdalë etj. këtë apo atë?

A janë këta individë që jetën e kanë kaluar nëpër formacione politike të ngjashme me shpellën e Platonit, që sot mund të shpjegojnë para shqiptarëve realitetin ku jetojmë?

Pavarësisht vështirësive, peripecive të tranzicionit, për fat të mirë më shumë shqiptarë sa disa mendojnë, në vend që ta kalonin jetën e tyre nëpër formacione “shpellare”, thjeshtë duke ndenjur të lirë në dritën e diellit, shumë gjëra më mirë i shikojnë e kuptojnë. Pavarësisht kërcënimeve e vetëflijimeve

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 2 =