Shqiptari tmerron mjekët me sëpatë në dorë - Arbëria News

Shqiptari tmerron mjekët me sëpatë në dorë

Me sëpatë në dorë, një qytetar nga Kosova me inicialet R.H gjatë ditës së djeshme ka hyrë në ambientet e Qendrës së Mjekësisë të Komunës së Gjilanit. Meqë mjekët në këtë qendër nuk i kishin ofruar shërbim vajzës së tij dy vjeçare, për shkak të grevës në institucionet shëndetësore në gjithë vendin, ai i revoltuar i ishte vërsulur mjekut kujdestar, të cilin donte ta sulmonte me sëpatë, raporton portali “Zëri.info”.

Ai nuk ka qëlluar mjekun kujdestar fatmirësisht, por vetëm tavolinën e zyrës dhe është larguar, por është arrestuar nga policia me vonë. Edhe pse kishin shpëtuar nga dëmtimet fizike, personeli mjekësor në këtë qendër mjekësore është tmerruar nga ajo që ka parë

Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë për “Zërin”:

“Gjatë ditës së djeshme në mbrëmje nga ora 19:00 një qytetar e ka dërguar një fëmijë në ambulantë dhe pasi që kanë pasur mjekët grevë, ata i kanë thënë që jemi në grevë dhe ai është nervozuar dhe ka tentuar ta sulmojë mjekun me sëpatë, por nuk i ka shkaktuar asnjë lëndim. Ka tentuar ta sulmojë vetëm mjekun kujdestar, sepse ai nuk i ka ofruar ndihmën atij dhe ai është revoltuar dhe i ka mëshuar tavolinës. Policia ka reaguar menjëherë, e ka arrestuar atë. Ai është ndalur për 48 orë”.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + eleven =