Shqiptari i vdekur në rrugë, bëhet i gjallë autori: Pse e vrava - Arbëria News

Shqiptari i vdekur në rrugë, bëhet i gjallë autori: Pse e vrava

GREQI

Katër ditë pasi trupi i një 63-vjeçari shqiptar është gjetur i vdekur në Korfuz policia greke ka zbardhur vrasjen e tij. Në pranga ka rënë një 44-vjeçar, banor i zonës i cili ka pranuar para hetuesve se është autori i vrasjes së shqiptarit.

Mediat greke bëjnë me dije se autori kishte pasur më parë një grindje me 63-vjeçarin shqiptar në një lokal. Pas sherrit, ai kishte marrë çiften dhe e kishte qëlluar për vdekje. Trupin e tij e kishte hedhur në një kanal në anë të rrugës.  Autopsia konfirmoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me armë nga një distancë e afërt.

U raportua se shqiptari kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes. Ishin familjaret të cilët bënë edhe kallëzim në polici për zhdukjen e tij.

/BalkanWeb/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − two =