Si e konceptojnë avokatët reformën në drejtësi? - Arbëria News

Si e konceptojnë avokatët reformën në drejtësi?

EE1978FF-53F5-4C51-A118-4D7603D56612_mw1024_s_n

Qëndrimi i ambasadorit Amerikan në Tiranë, capsule javës së kaluar, ishte më i ashpër se kurrë në një fjalim kushtuar reformës në drejtësi. Gjatë deklaratës me tone të ashpra Donald Lu u shpreh se shumë zyrtarë i tremben kësaj reforme.

Ai u ndal tek autorë të krimeve të rënda që ecin lirisht në rrugë çdo ditë si: Arben Frroku, Emiljano Shullazi dhe Sokol Mjacaj.

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, i pyetur për Arbëria News se si e koncepton ai reformën në drejtësi shprehet se kjo reformë po bëhet nga ata që janë të implikuar.

“Reforma nuk mund të bëhet nga ata që janë të implikuar me korrupsionin. Personat që merren me këtë çështje duhet të kenë të drejtë të rizgjidhen në Gjykatën e Lartë. Nuk mund të ketë gjyqtar mbi 20 vjet,”- përgjigjet zoti Pjetra.

Pyetjes nëse kjo reformë do të ketë sukses, ai thekson: “Reforma do të dështojë automatikisht dhe gjyqtarët e prokurorët e dinë këtë gjë. Ti vijë turp të gjithë atyre që kanë mundësi t’a parandalojnë si Ambasadat dhe Komisioni Europian. Do të ishte mirë t’a bllokonin për të ardhmen e Shqipërisë.”

Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + six =