Sinan Idrizi në media : 'Po sulmohemi nga menaxherët' - Arbëria News

Sinan Idrizi në media : ‘Po sulmohemi nga menaxherët’

Flamurtari pas mungesave të suksesit nuk gjen dot qetësi. Idrizi sulmon menaxherët e lojtarëve mbi santazhet që bëjnë ndaj klubeve

 

Akuza, malady shantazhe dhe kërcënime. Flamurtari nuk gjen qetësi edhe në momentin kur provon të hedhë pas shpine sezonin e dështuar, medicine me shpresën se me trajnerin Magani në stol do të niste një kapitull të ri. Në Vlorë akuzojnë lojtarë e menaxherë. Administratori i klubit, buy Sinan Idrizi reagoi pas deklaratave në media të Danilo Alves, me sulmuesin brazilian që pretendon se nuk paguhet prej muajsh.

“Në shtyp thuhet se lojtari Danilo Alves ka disa muaj pa u paguar. Por, ju kam shpërndarë urdhërin e pagesave prej datës 6 apo 7 Janar kur ai është afruar, e deri më sot”.

Argumenti i pagave të pashlyera, në vlerën e 5700 eurove neto në muaj, u cilësua vetëm pjesa e dukshme e strategjisë së brazilianit për t’u larguar.

“Ndeshja me Korçën ishte një vijë dermarkacioni për skuadrën. Pyeta trajnerin Ramadani përse Alves u zëvendësua në fund të pjesës së parë dhe mu përgjigj që lojtari nuk kishte dëshirë të luante. Stafi mjekësor më konfirmoi që pamundësia nuk vinte për shkak dëmtimi. Për këtë sjellje lajmërova menjëherë menaxherët e lojtarit, që pretenduan se Alves ka luajtur i dëmtuar përgjatë gjithë fazës së dytë të sezonit. Por, në këtë rast ose gënjejnë menaxherët ose Danilo”.

Administratori Idrizi zbuloi edhe shantazhet nga menaxherët e lojtarëve të huaj të Flamurtarit.

“Dje erdhi një email nga menaxherët e Alves, pas 10 ditëve shantazhe që nga Ambasadat, te akuzat se lojtarët janë marrë peng, familjet e tyre janë të shqetësuara apo se ka pasur grabitje të lojtarëve, që Alvesh është masakruar në një market dhe se nuk ndihet i sigurt. Por, edhe akuza se Vlora është një qytet banditësh, duke dëmtuar imazhin e qytetit, klubit dhe skuadrës së Flamurtarit”.

Idrizi zbuloi edhe detaje nga shantazhet e kryera, duke nisur nga pretendimet e dërguara në Ambasadë.

“Menaxherët kërcënuan se kanë njoftuar Ambasadën, pasi Alvesh dhe lojtarët e tjerë të huaj janë në rrezik për jetën dhe ndihen të kërcënuar. Ekipin e shkriva pas kampionatit, por Alvesh dhe Kanixha u njoftuan se kjo nuk vlente për ta, dhe se janë ende nën kontratë me Flamurtarin. Por, menaxherët më thanë se nëse dua ti mbaj të huajt, duhet ti mbaj të pestë dhe jo vetëm dy. Këtu nisën shantazhet”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =