Sistem elektronik për ruajtjen e pyjeve, Tahiri: Nuk do të ketë më gjoba por dënime me burg - Arbëria News

Sistem elektronik për ruajtjen e pyjeve, Tahiri: Nuk do të ketë më gjoba por dënime me burg

Ruajtja e pyjeve, <a href=buy more about prezantohet sistemi i ri elektronik” width=”587″ height=”352″ />

Sistem elektronik për monitorimin e pyjeve për ti dhënë fund masakrës në zona të gjelbra dhe nga shtatori do të ashpërsohet dënimi për këdo që do të presë në mënyrë të paligjshme apo do të transportojë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Nuk do të ketë më gjoba por dënime me burg. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e paralajmëroi në aktivitetin e sotëm ku u prezantua sistemi elektronik i monitorimit me kamera të pyjeve. Tahiri paralajmëroi dhe ndëshkim për policët që nuk do të kryejnë detyrën me ndalimin e kësaj vepre penale.

Sistemi elektronik do të shërbejë dhe si provë në proceset gjyqësore për të ndëshkuar punonjësit e policisë që mbyllin sytë para kësaj vepre penale. Gjithashtu ministri tha se kjo  do bëjë thuajse të pamundur shtegun që përdor prokurori apo gjyqtari për të bërë korrupsion.

“Gjatë një viti janë me qindra rastet kur kemi çuar para drejtësisë njerëz të kapur në flagrancë duke prerë pyje apo duke transportuar pemë të cilat i kishin prerë në mënyrë të paligjshme. Por të marra së bashku janë pothuajse zero ditët e burgut që kanë bërë ata që janë kapur në flagrancë për prerjen të paligjshme të pyjeve. Kjo sepse unë nuk e di për cilën arsye, for sale por kodi penal e sheh prerjen e pyjeve si një ndër veprat penale të cilat dënohen me gjobë ose me burg.

Në të gjitha rastet për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë apo dhe papaftësisë apo dhe mungesës së vetdijes dhe shpeshherë janë të treja të kombinuara bashkë nga sistemi i drejtësisë ata që arrestohen nga policia për prerje të paligjshme pyjesh nuk bëjnë burg.Është kjo arsyeja se bashkë me kryeministrin kemi rënë dakort që nga shtatori e tutje ne të ndryshojmë e ta mendojmë kodin penal.Ashpërsojmë vendimet për ata që presin në mënyrë të paligjshme pyjet dhe nuk do të ketë më gjobë për atë që kapet duke prerë në mënyrë të paligjshme pyjet apo duke transportuar pemë të prera në mënyrë të paligjshme, ka vetëm burg. Ky është qëllimi i amendimit të kodit penal për ta bërë prerjen e paligjshme të pyjeve ashtu siç i takon një vepre penale shumë të rëndë për të cilën autorët duhen realisht të vuajnë dënimin që marrin nga drejtësia. 

Kjo sigurisht kërkon prej nesh punë shumë më të madhe për të pastruar vehten nga korrupsioni sepse pa asnjë dyshim ka punonjës policie që mbyllin sytë para makinave që transportojnë në mënyrë të paligjshme pyje të prera po në mënyrë të paligjshme.

Ashtu siç ka edhe inspektorë që mbyllin sytë. Pra kjo kërkon që edhe ne të bëhemi më të mirë dhe të garantojmë mundësi zero për tu korruptuar për punonjësit e inspektoriatit, për punonjësit e policisë së shtetit duke vënë para përgjegjësisë më të lartë sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjykatat për të dënuar ata që presin në mënyrë të paligjshme pyjet dhe ata që dëmtojnë të ardhmen e vendit tonë”, deklaroi Tahiri.

Ndërsa Ministria e Mjedisit ka marrë një sërë masash për të minimizuar dëmet e bëra në pyje. Ministri Lefter Koka tha se pavarësisht ndërhyrjeve të realizuara deri më tani, ka ende shumë punë për të bërë, pasi dëmtimet janë bërë për vite me radhë. Duke u ndalur tek situata e zjarreve në pyje, ministri tha se do të ketë një rritje më të madhe të monitorimeve për të shmangur rastet e zjarrvënieve të qëllimshme. “E gjetëm Ministrinë e Mjedisit në një situatë të rënduar, dhe nisur nga sfidat që na prisnin, nisëm një sërë reformash. Për këtë krijuam Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të mundësuar përmirësimin e situatës. Është bërë shumë punë, por jemi realistë që ka edhe shumë punë për të bërë. Jemi përpjekur të minimizojmë dëmet e bëra në pyje, por ende s’kemi mundur t’i eliminojmë ato. Janë bërë dëme të mëdha për vite me radhë”, tha ministri Koka.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =