SKANDAL/ Fakte të reja të skandalit për Universitetin Europian nga raporti i Ministrisë së Arsimit - Arbëria News

SKANDAL/ Fakte të reja të skandalit për Universitetin Europian nga raporti i Ministrisë së Arsimit

Në universitetin e Europian të Tiranës  doktorohen shtetas të huaj, illness të cilët nuk e dinë gjuhën shqipe. Nga investigimi i bërë deri  tani bëhet fjalë për shtetasin turk, Nazim Ahmet Turan Cinni. Në këtë matrial vrehet se shtetasit turk i mungon kopje e lejes së qëndrimit, vërtetimi i punës, vërtetimi i gjuhës shqipe.

Pas disa ditësh ivestigime nga gazeta “Sot”, është  veretetuar shprehja klasike e viteve të fundit për arsimin në vendin tonë: “në UET mjafton të paguash paratë dhe doktorohesh”. Kjo thënie  është konstatuar edhe nga  grupi i kontrollit të Ministrisë së Arsimit për kontrollin e ligjshmërisë në Universitetin Europian të Tiranës. “Nuk dihet nëse dy zonja të MAS i kanë parë apo jo standardet e UET, para se ta akreditonin. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, Dhurata Bozo, e njohur edhe si zonja e “formularëve të transparencës”.

“Zonja në fjalë i ka fshehur publikut vendimet e dyshimta për UET, ndërsa kur i kërkohet informacion me shkresa zyrtare, fshihet pas disa formularëve, pas lojërave të fjalëve dhe alibive qesharake. Po ashtu, nuk dihet nëse i ka parë apo jo standardet e UET, Lindita Nikolla, e laureuar tek universiteti i Astrit Veliajt”- thuhet në artikullin e sotëm .

 

Zhduken dokumentet 
Sipas raportit, në UET janë manipuluar dhe zhduken dokumentet e aplikimit për doktoraturat.
“Kreu IV i rregullores, parashikon në hollësi procedurën e aplikimit (pika 7.2) dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve (pika 7.3). Shembull, Entela Ruci, 18.03.1977, doktoraturë për marrëdhëniet me publikun, konfliktin e interesit mes medias dhe institucioneve, formulari i aplikimit mban datën 5.9.2012, vendimi i Këshillit të Profesorëve për pranimin mban datën 8.9.2012, nënshkrimet e profesorëve Prof. Dr. Ardian Civici dhe Prof. Dr. Romeo Gurakuqi janë të fotokopjuara, mungojnë CV, fusha e doktorantit formati D.1.2, lista e notave, dëshmia e gjuhës angleze (sipas kritereve në pikën 7.2.2 të rregullores), vërtetim nga qendra e punës”, thuhet në raport.
Konflikti i interesit 
Në raport thuhet se rekomandimet për doktorantët e rinj janë dhënë në konflikt interesi. “Fotokopja e noterizuar e diplomës mban datën 24.09.2012, letrat e rekomandimit janë nga pedagogë të brendshëm të institucionit (konflikt interesi). Odeta Barbullushi dhe Henri Çili, dhe mbajnë datën 25.09.2012, pra pasi është marrë vendimi i këshillit të profesorëve për pranim në doktoraturë. Kërkesa e të interesuarës mban gjithashtu datën 25.09.2012 kopje të praktikës në bashkëngjitur. Nuk figuron procesverbal për ç’rregjistrim për mungesë dokumentacioni.
Për shtetasin e huaj Nazim Ahmet Turan Cinni, i regjistruar në studimet e doktoratës për vitin 2013-2014, mungon kopje e lejes së qëndrimit, vërtetimi i punës, vërtetimi i gjuhës shqipe”, thuhet në raport.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 18 =