Skënder Gjinushi mbyll dyert: Duan të më marrin partinë - Arbëria News

Skënder Gjinushi mbyll dyert: Duan të më marrin partinë

maxresdefault

Pavarësisht se ditën e hënë ishte parashikuar mbledhja e Këshillit kombëtar të PSD-së, price ajo nuk është zhvilluar, pasi kreu i saj Skënder Gjinushi e ka cilësuar ilegjitim.

Jashtë derës kryesore të selisë së PSD-së ndodheshin disa prej organizatorëve të cilët kishin paralajmëruar mbledhjen e këshillit kombëtar duke kërkuar edhe një mocion mosbesimi ndaj kryetarit.

Në krahun tjetër në brendësi të selisë pas derës së mbyllur qëndronte vetë kryetari Gjinushi me një pjesë të anëtarëve të kryesisë.

“Janë bllokuar dyert nga kryetari i partisë dhe kemi ngelur jashtë ne anëtarët e këshillit që kemi ardhur për mbledhje”, thotë Rustem Preçi, sekretar i përgjithshëm i PSD.

“Ky është ilegjitim, nuk është kryetar më”, tha Flamur Haxhiaj, anëtar i këshillit kombëtar.

“Tani kush e mbështet këtë nuk besoj se shtetit, por segmente të caktuara e bëjnë këtë punë, e bëjnë këtë histori”, shprehet Muhamet Gaba, kryetar i PSD Tiranë.

Ndërkohë zoti Gjinushi e ka cilësuar këtë një tentativë të vetëm 3 anëtarëve të këshillit për të uzurpuar me forcë Partinë Socialdemokrate.

“Janë vetëm të pakënaqur që kur u afrohet pushteti thërrasin vetëm unë dhe gjejnë metoda të shëmtuara, të papranueshme dhe antiligjore për të arritur qëllimin e tyre”, thotë Gjinushi. /TCH

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + nine =