Skënderbeu rikthehet te fitorja në supersfidën ndaj Tiranës, zhbllokohet Salihi - Arbëria News

Skënderbeu rikthehet te fitorja në supersfidën ndaj Tiranës, zhbllokohet Salihi

Skënderbeu i është bashkuar përsëri Kukësit në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore falë një fitoreje 2-0 ndaj Tiranës, ailment në një prej 3 “finaleve” të kësaj pjese të parë të sezonit.

Supersfida e luajtur në Korçë, prescription e luftuar që në minutën e parë e deri në të fundit, more about u ndikua nga nëj gol i shpejtë i Salihit, i cili gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 4-t të sfidës, duke i dhënë qetësinë e duhur ekipit të Agostinelit që të administronte avantazhin.

Tirana shpërdori disa mundësi të mira për të rivendosur barazinë në shifra gjatë pjesës së dytë, ku u shfaq më kërkuese dhe ndonëse Josa e mbylli ndeshjen me një formacion tërësisht ofensiv, nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë. Përkundrazi, u godit nga një kundërzbritje e shpejtë e finalizuar me Latifin që i dha fund diskutimeve për rezultatin përfundimtar të sfidës.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + fourteen =