Skëndërbeu , vjen largimi i parë : pas 6 vitesh përshëndet Renato Arapi - Arbëria News

Skëndërbeu , vjen largimi i parë : pas 6 vitesh përshëndet Renato Arapi

E ardhme larg qytetit të Korcës dhe e ardhme afër kryeqytetit. Renato Arapi përshëndet pas 6 vitesh plot trofe Skëndërbeun duke mbyllur një kapitull të suksesshëm të karrierës së tij. Arapin e pret Partizani

Renato+Arapi+Dinamo+Zagreb+v+KF+Skenderbeu+D3Qptf741Lol

Pas 6 vitesh dhe plot 6 titujve kampion të fituar me fanellën e Skënderbeut, information pills Renato Arapi i jep lamtumirën skuadrës korcare. Mbrojtësi 29-vjecar i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e kombëtares shqiptare teksa numëron 4 paraqitje me kuqezinjtë për arsye familjare vendoi të largohet nga Skënderbeu. Lajmi për largimin e Arapit u bë publik nga vetë klubi korcar në faqen zyrtare. Mbrojtësi i krahut të majtë por që mund të përshtatet edhe në qëndër të prapavijës në këto 6 sezone ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit bardhekuq. Renato Arapi, viagra 40mg Orges Shehi, dhe ish kapiteni Bledi Shkëmbi janë tre futbollistët e vetëm që kanë fituar 6 tituj kampion me Skënderbeun. Në 5 sezone e gjysëm me skuadrën korcare, 29 vjecari ka zhvilluar në total 150 ndeshje në kategorinë Superiore teksa ka realizuar dhe 5 gola. Në komunikatën e lamtumirës së Arapit klubi i Skënderbeut përcjell edhe një deklaratë të futbollistit i cili falenderon drejtuesit dhe tifozët për 6 vitet e mrekullueshme që kaloi në Korcë;

“Doja të falenderoja përzemërsisht të gjithë qytetin dhe tifozerinë e Skënderbeut, bashkë me bordin drejtues për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë këture gjashtë viteve të mrekullueshme dhe plot lavdi. Më tej në deklaratën e tij, Arapi shprehet: Vendosa që për arsye të mia familjare të shkëputem nga Skënderbeu dhe të vazhdoj aventurën në një ekip tjetër. Korça është dhe do mbetet gjithmonë shtëpia ime e dytë dhe nuk kam fjalë ta përshkruaj mirënjohjen për këtë qytet dhe për këta njerëz që më kanë dhënë shumë shton në përfundim mbrojtësi durrsak.”

Me shumë mundësi e ardhmja e Renato Arapit pas largimit të tij nga Skënderbeu do të jetë te Partizani.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 14 =