Në vitin 2015, një pacient 14-vjeçar zhvilloi skizofreninë e shoqëruar me halucinacione, mendime për vetëvrasje dhe vrasje. Ai gjithashtu besonte se macja e tij donte ta vriste, gjë që ishte më afër të vërtetës sesa mund të mendoni.

Macja e tij e përkëdhelur nuk ishte, në fakt, një maniak vrasës, por mbante Bartonella henselae patogjen, e cila është e lidhur me ‘sëmundjen e gërvishtjes së maceve’.

Ky bakter gjendet zakonisht në gjakun e maceve, veçanërisht ato të kotele, dhe vetëm një pickim ose gërvishtje mund të jetë e mjaftueshme për të transmetuar bakterin patogjen tek njerëzit, duke shkaktuar ënjtje, përveç sulmeve në zemër dhe në sistemin nervor.

Tani, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut, në raste jashtëzakonisht të rralla, ‘sëmundja e gërvishtjes së maces’ mund të shkaktojë skizofreni ekstreme. Pacienti pa emër në vitin 2015 zhvillonte simptoma psikiatrike duke pretenduar të ishte “biri i mallkuar i djallit” ndërkohë që përjetonte shpërthime të dhunshme dhe dyshonte se macja e familjes po përpiqej ta vriste atë.

Trajtimi fillestar me medikamente uli tendencat e tij vetëvrasëse dhe impulset e dhunshme, por nuk pati efekt në ndalimin e psikozës së tij. Ekspertët mjekësorë ende nuk dinin përse simptomat e djalit ishin kaq ekstreme dhe të vështira për t’u trajtuar. Por pastaj erdhi një zbulim i papritur.

Rreth 10 muaj më vonë, prindërit e djalit vunë re vija të kuqe në lëkurën e tij. Fatmirësisht, kur e çuan djalin tek një mjek për një kontroll dhe përmendën shenjat, kjo gjë ndihmoi që mjekët ta trajtonin atë si shkakun kryesor të psikozës të pacientit.

Në fund ekipi mjekësor duke përdorur kimioterapinë antimikrobiale, mundi të shëronte plotësisht psikozën e tij të shkaktuar nga këlyshët. Pacienti nuk ka më asnjë simptomë dhe është shëruar plotësisht fizikisht dhe mendërisht.

/BW/