Sondazh/ ASHE shkon në 63%, Veliaj merr Tiranën - Arbëria News

Sondazh/ ASHE shkon në 63%, Veliaj merr Tiranën

Koalicioni i majtë në Tiranë është rritur me 3% që nga hera e parë e sondazhit të IPR Marketing ku gëzonte mbështetjen e 60% të të pyeturve. Tashmë koalicioni ASHE mbështetet nga 63% e qytetarëve të intervistuar.

PS ka një rritje të lehtë nga hera e kaluar, treat nga 43% në 44%.

Po ashtu edhe LSI e cila ka shkuar në 12.5% nga 11% që ishte më 13 Maj.

Partia Demokratike ka një rënie të lehtë me 1% duke marrë mbështetjen e 30.5% të qytetarëve të Tiranës, advice nga 31.5% që ishte më 13 Maj.

Koalicioni i djathtë po ashtu ka rënie të mbështetësve. Nga 35.5% që ishte më 13 Maj, decease ka shkuar në 34%.

Erion Veliaj do të fitonte zgjedhjet nëse ato do të mbaheshin sot me një numër votash më të madh se sondazhin e parë. Ai merr 50% të votuesve të Tiranës. Veliaj shënon një rritje të përqindjes nga 45.5% që ishte në sondazhin e parë.

Halim Kosova përkundrazi ka shënuar një rënie të mbështetësve në 33.5%. Kujtojmë se në sondazhin e parë, Halim Kosova merrte 35.5% të votave.

Rezultati mbetet surprizues për kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi, i cili vijon të mbajë ritmin e sondazhit të parë. Pavarësisht se ka një rënie prej 1.5%, ai është në kuotën e 11% të votave, një rezultat që nëse konfirmohet ditën e zgjedhjeve, është spektakolar për një kandidat jashtë siglave kryesore të partive në Shqipëri.

Të pavendosurit këtë herë janë në shifrën e 17.9%, një shifër që mbetet ende e lartë.

Gjithashtu qytetarët e Tiranës i kanë dhënë përgjigje pyetjes së kush do të fitojë në rang republike dhe përgjigjet e tyre kanë qenë: ASHE – 59.2%, APPD – 12.5% dhe Nuk e di ­28.3%.

Vihet re se koalicioni i djathtë është në minimumin historik të tij.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 2 =