Sonte çerekfinalet e Europa League, spikat Arsenal-Napoli - Arbëria News

Sonte çerekfinalet e Europa League, spikat Arsenal-Napoli

Sonte nis faza çerekfinale e Europa League. Spikat dueli Arsenal-Napoli ndërsa Chelsea luan ndaj Sllavias së Pragës

Sonte luhen ndeshjet e para çerekfinale të Europa League ku spikat përballja mes Arsenalit dhe Napolit. Në “Emirates” pritet një duel i zjarrtë mes dy ekipeve që konsiderohen si favorite për fitimin e turneut. Napoli në ndeshjet europiane nuk ka fituar kurrë në Angli me 2 barazime dhe 5 humbje.

Hysaj pritet titullar ndërsa tek topçinjtë Granit Xhaka dhe mbrojtësi Koscielny do ta nisin nga stoli. Chelsea luan në transfertë ndaj Sllavias së Pragës. Po në orën 21:00 luhet derbi spanjoll Villarreal- Valencia dhe Benfica-Frankfurt.

Përgatiti Andi Kapxhiu/shqiptarja/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − ten =