Soros trondit me deklaratën e tij/ Nëse nuk rikonstruktohet, BE do të shpërbëhet përfundimisht! - Arbëria News

Soros trondit me deklaratën e tij/ Nëse nuk rikonstruktohet, BE do të shpërbëhet përfundimisht!

 

“Tregjet financiare anembanë botës pritet të mbeten të pasigurta për aq kohë sa do të zgjasë procesi i komplikuar i divorcit politik dhe ekonomik të Britanisë nga BE-ja”, stuff thotë miliardreri George Soros.

Investitori, web ka paralajmëruar se pasojat Brexit janë të paevitueshme dhe padyshim një nga frikërat më të mëdha është edhe rreziku për shpërbërjen e bllokut 28 anëtarësh.

Në një shkrim në faqen e internetit të “Project Syndicate” Soros ka bërë thirrje për ristrukturim të thellë të BE-së, si mënyra e vetme për ta shpëtuar unionin.

Përpara referendumit për të dalë nga BE, Soros kishte paralajmëruar një situatë të vështirë financiare nëse Britanikët do votonin pro, ndërkohë që në komentet e tij të fundit, ai thotë se efektet e këtij vendimi do të dëmtojnë më shumë Britaninë.

“Britania aktualisht mund të jetë ose jo relativisht më e mirë sesa vendet e tjera pas largimit nga BE-ja, por ekonomia e saj dhe populli i saj pritet të vuajnë në mënyrë të konsiderueshme në periudha afatshkurtra dhe afatmesme”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − 2 =