SOT , SKËNDËRBEU - DINAMO ZAGREB ! PREGATITJET , KONFERENCA PËR SHTYP , ARBITRI DHE MASAT E MARRA NGA POLICIA - Arbëria News

SOT , SKËNDËRBEU – DINAMO ZAGREB ! PREGATITJET , KONFERENCA PËR SHTYP , ARBITRI DHE MASAT E MARRA NGA POLICIA

Të gjitha rrugët të çojnë në “Elbasan Arena”, website sot. “Shtëpia kuqezi” do të frymojë me himnin e Ligës së Kampioneve, hospital çka ndodh për herë të parë në Shqipëri, ndërsa Skënderbeu do të përfaqësojë një komb të tërë në këtë kompeticion. Për herë të parë, po ashtu, në “play-off”-in e Championsit. Një ballafaqim historik, që do të mbetet një pikë referimi për futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare, në rang klubesh.

Prej orës 20:45, rreth 12 mijë tifozë do të mbajnë frymën në shkallët e impiantit sportiv të Elbasanit, ndërsa mijëra e mijëra të tjerë do të bëjnë tifo përmes ekranit të televizorit. Brenda e jashtë kufijve shtetërorë, sikur po luan Kombëtarja. Sepse, fundja, Skënderbeu është “Kombëtarja” jonë në Champions. Sot nuk ka ngjyra klubesh, apo tifo-grupe shqiptare, ka vetëm një “kryefjalë”: është Skënderbeu, janë kampionët e Shqipërisë.

Skenderbeu 1

Po si vijnë skuadrat, Skënderbeu dhe Dinamo e Zagrebit, në përballjen e tyre direkte në “play-off”-in e Ligës së Kampioneve? Le të ndalemi në statistikat e të dyja skuadrave në katër kualifikueset e shkuara të kompeticionit më madhor për klube në kontinentin tonë, ku bie në sy një dominim i korçarëve në golat e shënuar dhe këndoret e fituara, ndërsa kroatët shquhen për agresivitetin në fushë, çka është shoqëruar me me shumë kartonë të verdhë dhe faulla të shkaktuar ndaj kundërshtarit.

 

Ja analiza e UEFA-s për të dyja skuadrat: “Skënderbeu do të jetë skuadra e parë shqiptare që luan në “play-off”-in e Championsit dhe synon fazën e grupeve të konkurrencës më të madhe europiane për klubet. Kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë Dinamon e Zagrebit. Pyetja që ngrihet tani është: Cili është Skënderbeu, që ka bërë tashmë histori, duke arritur në “play-off”-in e “Champions League”?

Dinamo 3

Dy skuadrat takohen për herë të parë në garat europiane. Ky është, gjithashtu, takimi i parë i Skënderbeut me një kundërshtar kroat. Përvoja e mëparshme e Dinamos së Zagrebit i ka vënë kampionët e shumëfishtë kroatë kundër një skuadre shqiptare. Bëhet fjalë për triumfin total 10-2 ndaj KF Tiranës, në raundin paraprak të Kupës së UEFA-s, në edicionin 1996-1997. Trajneri i asaj kohe i Dinamos së Zagrebit, Oto Bariç, më vonë mori drejtimin e ekipit kombëtar shqiptar.

 

Dinamo e Zagrebit arriti në fazën e grupeve të “Champions League” në sezonin 2012-2013, por e humbi këtë shans në “play-off”-in e saj më të fundit në Champions, kundër Austrisë së Vienës, në sezonin 2013-2014. Skënderbeu mbërrin për herë të parë në “play-off”-in e Championsit, ndërsa është i sigurt për të bërë historinë shqiptare, pasi mund të bëhet klubi i parë shqiptar që merr pjesë në një fazë të madhe (atë të grupeve) të një konkurrence europiane (Liga e Europës), pavarësisht nga rezultati kundër Dinamos së Zagrebit.

Skenderbeu-vs-Dinamo-Zagreb

Skënderbeu është i pamposhtur në shtatë ndeshje europiane të luajtura në shtëpi. Dinamo është e pamposhtur në katër eliminatoret e “Champions League” të këtij sezoni. Shqipëria dhe Kroacia kurrë nuk janë takuar në nivel të lartë ndërkombëtar. Në 12 ndeshjet e mëparshme ndërmjet klubeve në konkurrencën e UEFA-s, pala kroate ka regjistruar gjashtë fitore kundër shqiptarëve, katër barazime dhe dy humbje.

 

Ekipet shqiptare janë të pamposhtura në pesë takimet e fundit me homologët kroatë. Mbrojtësi kroat i Skënderbeut, Marko Radaš, erdhi përmes Akademisë së Dinamos së Zagrebit në futbollin profesionist, por ende nuk ka bërë një paraqitje me klubin në fjalë. Disa lojtarë të tjerë të Skënderbeut, që kanë përvojë në ligën kroate, janë: Sabien Lilaj (Lokomotiva e Zagrebit 2011-2012), Arbër Abilaliaj (Inter Zapreši? 2010-2012) dhe sulmuesi bullga Ventsislav Hristov (Rijeka 2014-2015).

Cekici kryesore

Lilaj ka luajtur së bashku me Domagoj Antoli? dhe Josip Pivari? të Dinamos së Zagrebit te Lokomotiva e Zagrebit. Dinamo e Zagrebit mburret me talentin shqiptar, mesfushorin 18-vjeçar, Endri Çekiçi, pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë. Babai i tij, Ylli Çekiçi, është një ish-lojtar i Skënderbeut. Mesfushori i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, ka lindur në Kroaci dhe luan futboll në rang kombëtareje me Maqedoninë, por është një shqiptar.”

 

Ndërkohë, po t’u referohemi statistikave të katër ndeshjeve kualifikuese të shkuara të të dyja skuadrave, konstatojmë se Skënderbeu ka më shumë gola të shënuar: 10-8. Po ashtu, skuadra kampione e Shqipërisë ka më shumë goditje në drejtim të portës kundërshtare: 50-44. Nga këto, në kuadrat, apo si të thuash në shenjë, është më efikase Dinamo e Zagrebit. 21-17. Për gjuajtjet jo në kuadrat dominon Skënderbeu: 23-18, çka tregon se kampionët kroatë janë me shënjestër më të kolauduar.

Skenderbeu 1

Ngaqë kanë gola të shënuar më pak se korçarët, i bie që portierët kundërshtarë të kenë qenë në gadishmëri optimale ndaj kampionëve kroatë. Skënderbeu ka më shumë këndore deri më tani, 24 të tilla, kundrejt 15 korneve të kroatëve. Kjo vjen si pasojë e lojës së krahëve, që spikat te Skënderbeu, me anë të Berishës dhe Latifit, veçanërisht.

Dinamo e Zagrebit bie shpejt në pozicione jashtë loje. Plot 23 herë është gjendur në këtë situatë, në katër ndeshjet e kaluara kualifikuese, ndërsa Skënderbeu vetëm 3 herë. Meritë e Hamdi Salihit, një lojtari që di të pozicionohet dhe t’u vidhet mbrojtjeve kundërshtare, duke e nxjerrë golin nga hiçi. Sa u përket ndëshkimeve me kartonë, rezulton se Dinamo e Zagrebit është më e ashpër në lojë.

Arapi kuq

Ajo ka marrë 13 kartonë të verdhë në katër ndeshjet e kaluara kualifikuese të këtij sezoni në Champions, kundrejt 6 të tillëve nga korçarët. Kartonët e kuq i kanë të barabartë, nga një për secilën skuadër. Një tjetër statistikë që e përforcon bindjen, se Dinamo e Zagrebit është më agresive në fushë, është ajo e faulleve të shkaktuar. Kështu, Skënderbeu numëron 34 faulla ndaj kundërshtarit, ndërsa Dinamo e Zagrebit 78 të tillë, më shumë se dyfishin. Edhe faullat e pësuar tregojnë këtë gjë. 57 faulla ka fituar skuadra e Josës, ndërsa kroatët 54 të tillë.

 

Josa – Në konferencën për shtyp, të parën e këtij lloji për një trajner të ekipeve shqiptare, sa i takon përmasave, atmosferës, interesimit dhe imazhit, në vigjilje të sfidës me Dinamon e Zagrebit, kreu i pankinës së Skënderbeut, Mirel Josa, ka dhënë këndvështrimin e tij.

Josa champions

“E kemi parë Dinamon e Zagrebit që është rritur nga ndeshja në ndeshje. Ne nuk mund të themi që si skuadër jemi të favorizuar nga shorti. Megjithatë, do të luajmë lirshëm në këtë sfidë. Dinamo ka cilësi shumë të mira. Skuadra do të mbrojë mire, pasi kjo na intereson, që të mos pësojmë gol. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Për këtë kemi punuar gjatë gjithë kësaj periudhe dyjavore.

Skuadra ime nuk ka vetëkënaqësi. Nga ndeshja në ndeshje rrisim synimet, pasi dhe ne kemi pretendimet tona. Ndaj Dinamos së Zagrebit do ta bëjmë diferencën në momente të veçanta të lojës. Ne duhet të pakësojmë gabimet. Normalisht, kjo është ndeshje shumë e rëndësishme, si për mua, ashtu edhe për futbollistët, ndaj jemi të përgatitur për gjithçka”, u shpreh Mirel Josa.

 

Policia e Elbasanit

Masat – Policia e Elbasanit ka publikuar masat që do të marrë dhe vërë në zbatim për kualifikuesen e “play-off”-it të Ligës së Kampioneve, mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit. “Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit, e cila do të luhet më 19.08.2015,  në  orën  20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. Sa më sipër, iu lutemi qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, lidhur me  bllokimin e disa segmenteve rrugore, si dhe ndalimin e qarkullimit të mjeteve në këto akse e vende:

Do të bllokohet shëtitorja nga stadiumi deri tek “1 Maji”; nga bashkia deri në dalje të Unazës. Nuk do të lejohen parkimet në sheshin përpara pallatit të sportit. Parkim nuk do të ketë edhe nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës. Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve para stadiumit. Bëjmë me dije se hyrja e sportdashësve do të bëhet 2 orë para ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve.

Policia

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 140 punonjës policie nga FNSH-ja, 40 punonjës policie nga Sektori i Qarkullimit Rrugor, 140 punonjës policie nga Seksioni i Rendit, 50 punonjës policie nga Seksioni i Parandalimit të Hetimit të Krimeve, si dhe 50 punonjës policie nga drejtoritë e tjera. Nuk do të lejohet marrja e femijëve të mitur, pa u pajisur me biletë. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet janë të lutur të mos kenë me vete: sende të forta, shishe (të çfarëdolloji) dhe fishekzjarre.

Hyrja

Në të kundërt nuk do të lejohen në hyrje të stadiumit. Aty do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Të gjitha lokalet në afërsi të stadiumit, nga ora 18:00 deri në përfundim të  ndeshjes të marrin masa për t’u mbyllur. Drejtoria e Policisë Elbasan u kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 19 gusht 2015  lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin e këtij  aktiviteti.”

 

Gjyqtarët – UEFA ka zyrtarizuar edhe treshen e gjyqtarëve, që do të bëjnë drejtësi në ndeshjen e parë kualifikuese të “play-off”-it të Championsit, mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit. Një treshe ruse arbitrash do ta drejtojnë këtë sfidë, me kryesor Sergei Karasev. Arbitri në fjalë ka lindur më 12 qershor 1979 dhe ka stemën e FIFA-s prej vitit 2010. Ai ka referuar në vitin 2014 edhe ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, duke filluar me një ballafaqim midis Skocisë dhe Maqedonisë. Dy asistentët e tij janë po rusë, konkretisht Anton Averianov dhe Tikhon Kalugin. Edhe delegati i UEFA-s është rus, Igor Demeshko.

karasev2

Duke parë karrierën e Sergei Karasev konstaton se ka gjykuar rregullisht në vitet e fundit ndeshje të fazave kualifikuese të Ligës së Kampioneve dhe të Ligës së Europës, sikurse ka qenë i pranishëm në mjaft sfida për Kampionate Europiane të U-19 dhe U-21. Ai shquhet si një arbitër tejet i rreptë, që s’i kursen kartonët e verdhë e të kuq në raste ndërhyrjesh të rrezikshme.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + ten =