Spanjë, gjendet pas 14 ditësh trupi i 2 vjeçarit që ra në pus - Arbëria News

Spanjë, gjendet pas 14 ditësh trupi i 2 vjeçarit që ra në pus

Miliona janë përlotur nga tragjedia në Spanjë që preku mbarë botën, por shumë kishin ende shpresë tek një mrekulli dhe vogëlushi Julen, prej 13 ditësh në një pus të nëndheshëm mund të gjendej i gjallë.

Por nuk ka mrekulli në Spanjë, 2-vjeçari është gjetur i vdekur pas 13 ditësh gërmime dhe lutjesh në mbarë botën. Siç shumë druheshin, Julen nuk ia ka dalë mbanë.

Në orën 1:25 me orën lokale, punonjësit e kërkim-shpëtimit e arritën vogëlushin në pusin ku ra më 13 janar në Totalan, një lokalitet pranë Malagas, por ai ishte pa jetë.

“Për fat të keq, përkundër shumë përpjekjeve nga ana e shumë njerëzve, nuk ishte e mundur… RIP Julen”, shkroi në “Twitter”, Roja Civile, duke iu drejtuar familjarëve të vogëlushit me ngushëllimet më të sinqerta.

Incidenti i rëndë ndodhi ndërsa 2-vjeçari po bënte shëtitje me familjen e tij pasditen e 13 janarit në një plantacion kodrinor afër fshatit Totalan.

Pusi, me diametër vetëm 25 centimetra, ishte lënë i hapur dhe djali ra brenda. Biznesmeni që kishte hapur pusin një muaj më parë tha se e kishte mbuluar atë. Puse të tilla të ngushta janë gërmuar me shpresën e nxjerrjes së ujit ose naftës.

Disa ditë më parë ekipet e shpëtimit gjetën flokë në pusin e thellë dhe i krahasuan me mostrat e AND-së në shishen ku kishte pirë Julen, si edhe me mostrat e ADN-së së familjes së tij, duke konfirmuar identitetin e 2-vjeçarit.

Shpëtuesit nuk morën asnjë shenjë jete nga djali gjatë gjithë operacionit. Prindërit e Julen, Hoze dhe Viktoria kanë përjetuar një tjetër tragjedi edhe më parë.

/noa.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 6 =