“Spiunazhi” Shoqëror Sot! - Arbëria News

“Spiunazhi” Shoqëror Sot!

Nga Enea Ndreu

Në ditet e sotme hasim  njerëz që drejtohen dikujt duke i dhënë epitetin “spiun”, viagra approved me përmasa të tilla deri qesharake. Patjetër që kemi dhe një trashëgimi nga e kaluara e afërt. Kush konsiderohet “spiun” në realitetin tonë Shqipëtar?

“Spiun” është një qytetar i cili nëpërmjet një informacioni zbulon padrejtësit, medicine shkeljet ligjore të bashkëqytetarit të tij dhe për këto shkelje i drejtohet insitucioneve shtetërore me qëllimin ndoshta, visit të aplikohet drejtësia.

Sipas mendimit tonë, shqiptar, ky njeri që venë në pah këto shkelje, ose “spiuni”, konsiderohet taboo dhe marionette i shtetit, një “informator pa pagesë”. Por, le të analizojme se si funksionojnë në këtë aspekt shtetet europiane, shtete të cila ne kemi dëshirë t’i ngjajmë dhe për më tepër të integrohemi me to.

Në këto shtete të zhvilluara shohim se cdo qytetar ka përgjegjësi morale që të zbatojë ligjin dhe të përkrahë drejtësinë deri në kufijtë e ndërgjegjes. Si e bën këtë? Duke i drejtuar institucioneve shtetërore për cdo shkelje ligjore që qytetari mund të shohë ose mësoj, rastësisht, gjatë rutinës së tij të përditshme, e cila shkelje në shumicën e rasteve mund të jetë e një bashkëqytetarit të tij.

Duke e parë nga një këndvështrim të caktuar dhe duke e krahasuar me realitetin tonë do konkludojmë  në arësyen se cdo monedhë ka dy anë, dhe si rezultat do ketë mendime dhe interpretime të ndryshme. Mendimi i parë është ai që thotë, “cfarë punë ka tjetri që ndërhyn në punët e mia?”. Saktë, privatësia është një element me vlerë shumë të cmuar, por sipas ligjit, duke u bazuar në një shtet ligjor, kur dikush është dëshmitarë për një shkelje ligjore, pervec detyrimit moral, ne disa raste ka dhe detyrim ligjor, që ta raportoj. Mendimi i dytë është ai që thotë, “të kemi një shtet me rregulla dhe norma duhet secili nga ne të kontribuoj për të realizuar ekzistencën e një entiteti të tillë”. Por, ka dhe këtu një “por”, ku pa dashur ngacmon dhe heq esencën njerëzore, kur ky lloj kontrolli bëhet nga bashkëqytetarët , duke mos cënuar privatësin, bëhet me logjik tepër të ftohtë. Moralisht disa shkelje mund të konsiderohen të arsyeshme kur ekziston nevoja ekstreme.

Duke u kthyer në realitetin shqiptar, mendimi “spiun” për një shtet i cili është drejt europianizimit, konsiderohet disi i prapambetur për një shoqëri e cila kërkon një shtet rregullash dhe normash duke u bazuar në një shtet ligjor dhe, më konkretisht, në drejtësi morale dhe ligjore. Në këtë rast shkelësi i ligjit kërkon bashkëpunëtor të heshtur për të realizuar qëllimin e tij.

Por, demokracia rrezikon edhe nga njerëzit që thjeshtë  bëjnë detyrën dmth lajnë  duart e tyre. Kur sot bëhen krime dhe ka dëshmitarë që kanë frikë për të dëshmuar, ky është degradimi më i madh moral i një vendi.

Dëshmitar do të thotë të tregosh të vërtetën, por edhe të japësh jetën për të.

Përndryshe, siç  thotë dhe Machiavelli, “lejon të keqen të shtohet”.

Megjithatë, thënia e grekëve të lashtë, “cdo gjë me masë”, është receta më e mirë që mund të adoptoj dhe duhet të adoptoj cdo qytetar shqiptar.

You May Also Like

One thought on ““Spiunazhi” Shoqëror Sot!

  1. Nje perceptim shume i gjetur ky i yti. Une do te shtoja qe europa qe ne kerkojme nuk eshte ajo e endrrave dhe ajo europe qe neve enderrojme ka kaluar me keq se neve.
    Do deshiroja te shtoja qe termi “spiun” na eshte dashur deri me tani, se perndryshe frika sociale nuk do na ish imponuar dhe shrresimi i shoqeris nuk do kish senc. Se neve nga njerez te egjer dhe te gjithe te barabarte ne pak vite krijuam me te mirat dhe te keqijat e saj nje vend, ndoshta jo europian, por te pakten jo provincialo-lindor. Tani termi “spiun” a duhet te hiqet nga ne ? Kete jam dakort me ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + nineteen =