Strakosha humb avionin, Panuçi e lë jashtë skuadre - Arbëria News

Strakosha humb avionin, Panuçi e lë jashtë skuadre

Thomas Strakosha nuk do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për dy takimet eliminatore ndaj Turqisë dhe Andorës.

Vendimi është marrë nga vetë trajneri i kombëtares kuqezi, Christian Panucci që ka vepruar me dorë të hekurt kundrejt portierit të Lazios. Sipas informacioneve, Strakosha ka kërkuar falje te tekniku italian, pasi sipas tij ka humbur avionin për t’iu bashkuar skuadrës, por reagimi i Panuccit ka qënë i beftë.

46 vjeçari e ka hequr nga lista e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet e 22 dhe 25 marsit dhe në vendin e tij ka thirrur gardianin e Laçit, Gentian Selmani.

Panuçi në të kaluarën ka dënuar për të njëjtën gjë edhe sulmuesin Sokol Cikalleshi, i cili i pat kërkuar leje sepse ishte duke firmosur gjatëq atyre orëve me klubin e tij të ri. Përjashtimi i Strakoshës nga këto dy ndeshje rrezikon të trazojë rënë harmoninë në kampin kuqezi në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =