Studentët e Juridikut lirojnë auditorët - Arbëria News

Studentët e Juridikut lirojnë auditorët

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, i kanë dhënë fund  bojkotit.

Pas letrës së drejtuar dekanit ku kishin 6 kërkesa për tu kthyer në mësim, ata kanë vendosur  që sot të mbyllin grevën e tyre.

1

“Personat që kanë kryer studimet e integruara në drejtësi, ose në një program të ciklit të dytë të studimeve, të barasvlershëm me to, mund të konkurrojnë për t’u përgatitur si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, avokatë të shtetit, përmbarues privatë ose shtetërorë, si dhe juristë në administratën shtetërore, qendrore dhe vendore, pasi të kenë kryer provimin e shtetit në drejtësi.

Provimi i shtetit organizohet nga Ministria përgjegjëse për Arsimin dhe Ministria e Drejtësisë, sipas rregullave dhe procedurave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi”, citohet në pikat 2 e 3 të nenit përkatës, pas pikës që e kthen Drejtësinë si program të integruar 5- vjeçar dhe që ka nisur të aplikohet prej dy vitesh. Në letrën drejtuar dekanit, studentët i kërkojnë atij të adresojë në institucionet përkatëse shfuqizimin e këtij neni.

Kjo është pika më e vështirë për t’u arritur, pasi nuk është në kompetencën e dekanatit.

“Afati për kthimin e përgjigjes: 12/ 02/2019. Sqarim: Plotësimi i kërkesave sjell lirimin e ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë”, shkruhet në fund të letrës nisur dekanit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 9 =