Sulmi i Berishës ndaj Donald Lu-së në sinkron me Teheranin - Arbëria News

Sulmi i Berishës ndaj Donald Lu-së në sinkron me Teheranin

berisha-islamike-e1470486885974

Shkruan: Gjergj Zefi

Deklarata e Sali Berishës apo thënë më shkoqur akuza e tij ndaj ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, capsule të cilin e ka quajtur “Guvernator” është më e rënda dhe më e papranueshmja politikisht-e thënë nga goja e një ish-presidenti dhe ish-kryeministri, pills pra shtetari afatgjatë të Shqipërisë postkomuniste.

I ardhur në pushtet në vitin 1992 dhe i mbështetur nga amerikanët por edhe i rrëzuar nga ata në vitin 1997, Sali Berisha përbën shembullin më kontarvers të politikës shqiptare, pasi “luan rëndë”, që do të thotë arrin të “prekë me dorë” aty ku asnjë politikan nuk e ka bërë.

Madje as Enver Hoxha nuk ka sulmuar rusët sa kohë nuk ishte prishur dhe kinezët sa kohë nuk u nda, apo edhe me Titon sa kohë kishte marrëdhënie.

Tekstualisht në emisionin e Eni Vasilit, ish-presidenti dhe ish-kryeministëri i Shqipërisë, pra praktikisht njeriu më afatgjatë në pushtet tha:

“Nuk jam këtu për të bërë analizën e ambasadave. Gjëja më e rëndësishme e një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Gjëja më e parë është të mos e mëndojë veten më shumë seç është. Vendet e lira janë vende të lira. E kanë të përcaktuar në thelbin e kushtetutes se tyre. Ambasadorët shprehin mendimet e qeverive të tyre. Edhe në momentet më delikate unë nuk jam për një lloj guvernatori. Unë jam që shteti ligjor kurrë nuk ndërtohet sa kohë të ketë ndikime guvernatoriale. Kjo ndodh kur ka një kryeministër pa personalitet dhe të kapur nga të gjitha anët. Rama citon ambasadorët për të shpëtuar nga mëkatet e veta. Unë nuk kam pranuar në asnjë mënyrë të diktohem. Ai është mekatar. Ai fsheh kanabisin, kokainën, korrupsionin. Si ambasadorë bëjnë vetëm politikën e vendeve të tyre. Si guvernatorë ata bëjnë c’të duan”.

Akuza ndaj një ambasadori si “Guvernator” nuk është një akuzë ndaj diplomatit të radhës që dërgon Uashingtoni në Tiranë, por është sulm “me zjarr” dhe direkt ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit apo Shtëpisë së Bardhë, që kanë shënjestruar me “rreth të kuq” Sali Berishën, ashtu si Emiliano Zapata.

Për të analizuar gjendjen e Sali Berishës, le të sjellim një analogji në vitin 1993 kur u arrestua Fatos Nano.

Pak orë para prangosjes së tij, Nano mbajti një fjalim në Konferencën e PS-së së Tiranës, ku sulmoi ashpër ambasadorin e SHBA-së së asaj kohe, William Rajerson dhe zv.ambasadorin Kris Hill ku i akuzoi për skenaristë të arrestimit të tij.

Nano nuk i quajti kurrë “guvernatorë”, por thjesht si ndikues. Që natyrisht akuza i shkonte si përfaqësues të SHBA-së, duke akuzuar direkt Uashingtonin.

Servet Pëllumbi, në librin e sapobotuar ku paraqet ditarin e tij politik, shkruan për ditën e arrestimit se një burokrat i PS-së i kishte thënë me entuziazëm më 23 korrik 1993 se Nano sulmoi fort Rajërsonin dhe Hillin në konferencën e Tiranës.

Por Servet Pëllumbi ia ktheu menjëherë: “Mos! Paska firmosur arrestimin e tij”.

Një analogji që në aspektin politik por edhe psikologjik jep panoramën apo shqetësimin e Sali Berishës.

Por ka një lëvizje më të fortë se kaq. Dhe që në politikë quhet “mesazh me spontë”.

Fatos Nano, me deklaratën kundër SHBA i dërgoi një mesazh në distancë rusëve, resident i të cilëve ishte i ati Thanas Nano që si i tillë mbahej edhe nga Enver Hoxha për të ruajtur komunikimin me Moskën.

Por në atë kohë Moska ishte shumë, shumë e dobët për t’u marrë me Tiranën, aq më sumë që ishte e fuqishme UDB-ja jugosllave që kishte duart në pushtetin e ri dhe nëpërmjet atij kërkonte të forcohej.

Por në këtë rast situata është krejt ndryshe: Moska është më agresive se kurrë në Ballkan dhe në trevat shqiptare.

Nuk është i rastësishëm largimi i Koço Kokëdhimës, që Rama e pati quajtur më parë si një “mafioz rus” në sfondin politik shqiptar, i cili tentoi një puç në PS.

Ndërkaq deklarta e Berishës ndaj ambasadorit Lu, është një shpërthim kundër “Guvernatorit” për të marrë reagimin e kundërshtarëve të SHBA.

Radio Irani, në edicionin e saj në gjuhën shqipe, që përfaqëson një shtet aleat shumë të ngushtë me Rusinë, akuzonte amerikanët se po qeverisin direkt Shqipërinë.

Në një koment për çështjen e plehrave, Radio Irani theksonte se “amerikanët po sillnin në Shqipëri mbeturina dhe terroristë”.

Një paralajmërim i ashpër i koduar se së shejti në vend pritet të riaktivizohen detashmente terrori për destabilizim kur të nisë reforma në drejtësi.

Nuk është e rastësishme edhe performanca e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dy javë më parë kur përuroi ambjentet e Forcave Speciale, që ishin kthyer në një “Shtab i vërtetë lufte” për t’iu përgjigjur një vale terroriste./pamfleti.com

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 7 =