Sulmi i dytë në Turqi, 7 të vdekur nga shpërthimi i një autokolone ushtarake - Arbëria News

Sulmi i dytë në Turqi, 7 të vdekur nga shpërthimi i një autokolone ushtarake

An ambulance arrives after an explosion in Ankara

Të paktën 7 ushtarakë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që goditi një autokolonë ushtarake në juglindje të Turqisë, order në një autostradë që lidh Dijabarkirin me Bingolin.

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditëve në Turqi, pas atij që ndodhi në Ankara pasditen e djeshme.

Sulmi në Ankara la 28 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur. Një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − three =