Sulmi në Srebrenicë, reagon Vuçiç: Plan i mirëorganizuar - Arbëria News

Sulmi në Srebrenicë, reagon Vuçiç: Plan i mirëorganizuar

Kryeministri i Serbisë, seek Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas mbledhjes të jashtëzakonshme të qeverisë serbe në lidhje me sulmin me gurrë gjatë vizitës në Srebrenicë.

“Dora ime e miqësisë do të vazhdojë të jetë e shtrirë për popullin boshnjak dhe gjithë fqinjët tanë”, tha Vuçiç.

Sa i përket sulmit, kryeministri serb foli për një plan të organizuar mirë, sipas tij, nga persona që nuk kanë lidhje me viktimat e dy dekadave më parë.

“Ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë. Nuk mund të parashikoja atë që ndodhi. Në një moment, pashë truprojet që mbanin çadrën hapur për të më mbrojtur nga sendet që vinin drejt nesh. U kërkova ta mbyllnin çadrën dhe të më linin të flisja me njerëzit…dhe ndodhi ajo që ndodhi”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç i bëri thirrje serbëve të mos i shikojnë me dyshim fqinjët e tyre.

Ndërkohë, presidenti i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik e cilësoi sulmin ndaj Vuçiç si sulm ndaj gjithë popullit serb.

Sa i përket autorëve, mediat boshnjake flasin për një person të ndaluar nga forcat e sigurisë. I ndaluari dyshohet se është personi që ka qëlluar me gurë në kokë Vuçiç, i cili si pasojë ka thyer edhe syzet.

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + eighteen =